Ministria e Antikiteteve egjiptiane njoftoi zbulimin e një varri të dyfishtë të ruajtur që përmban mbetjet e një burri, të gruas së tij dhe kafshëve të mumifikuara, duke përfshirë mace dhe minj.
Shkencëtarët besojnë ky zbulim daton nga periudha Ptolemaike, e cila daton më shumë se 2000 vjet më parë. Varri u gjet në qytetin e Akhmimit rreth 6 kilometra nga Sohag."Është një nga zbulimet më emocionuese në këtë zonë," tha Dr. Mustafa Waziri, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve.
Zbulimi më mbresëlënës ishte ai i 50 kafshëve dhe një mumije njerëzore. Janë gjetur shqiponja, skifterë, mace dhe minj, të gjitha të mumifikuara në varr.
Sipas ministrisë, hyrja në tokën e varrimit u zbulua pas arrestimit të një bande që përpiqej të kontrabandonte objektet në anë të një kodre.
Varri besohet se i përket një zyrtari të lartë të kohës të quajtur TuTu dhe gruas së tij T-Cheret Isis. Mbishkrimet e ruajtura në mënyrë të përkryer mbulojnë muret, duke përfshirë edhe emrat e anëtarëve të familjes së të ndjerit. Ngjyrat që mbushin varrin me dy dhoma janë ruajtur mrekullueshëm.
Ekskavatorët gjetën dy enë balte me mbetje njerëzore, si dhe një koleksion kafshësh që tregon se varri u ripërdor në periudhat e mëvonshme, tha ministria.