Fundi i Botës; Shkencëtarët zbulojnë planet dhe diell të vdekur; detaje se si vjen Kiameti

Fundi i Botës; Shkencëtarët zbulojnë planet dhe diell të vdekur; detaje se si vjen Kiametit

 Kohët e fundit, ndërsa shikonin thellë në hapësirën e jashtme në një yll të largët, astronomët hasën në një fragment të një planeti të vdekur dhe të shkatërruar - që mund të ishte një version i njëjtë i fatit përfundimtar të Tokës.

Në një studim të ri të lëshuar të enjten, shkencëtarët thanë se kishin zbuluar një nga fragmentet e vogla të planetit të vogël në orbitë rreth një ylli të zi të bardhë të vdekur, një gjetje "që hedh dritë në vitet e muzgut të sistemeve planetare", tha studimi.

Sipas Space.com, kjo copëz planeti ka gjasa të jetë pjesë e një bote të shkatërruar gjatë përplasjeve fatale të yjeve. Kjo copë "mund të jetë edhe një pjesë e planetit të shkatërruar".

Njëjtë si çdo pjesë e një planeti, sado i vogël, mund të mbijetojë aq afër gravitetit jashtëzakonisht të fortë..., thanë studiuesit, sipas Live Science.

Qoftë ylli i vdekur, po ashtu dhe planeti, ndodhen brenda galaktikës tonë të Qumështit, rreth 410 vite dritë larg prej nesh.

Ndërkohë, fati i yllit dhe planetit na jep një pamje të kthjellët të së ardhmes së sistemit tonë diellor, tha Science Magazine. "Mendohet se kur dielli të mufatet apo zmadhohet në një masë të kuqe, do gllabërojë me rradhë: Merkurin, Venusin dhe Tokën.

Pastaj do të tkurret në masë më të vogël të bardhë të vdekur, të ngjashëm me atë të sapozbuluar.

"Jo një mendim i mirë për tani, por ne kemi rreth 6 miliardë vjet - derisa toka të përpihet - për të menduar fatin tonë", raportoi Science.
Previous Post Next Post