Capital Breakfast është emisioni i mëngjesit i radios Capital London në Angli që dëgjohet nga miliona njerëz nëpër botë. Në edicionin e sotëm ishte e ftuar në komunikim këngëtarja shqiptare Amanda Ava Koci apo siç njihet me emrin e saj artistik Ava Max, e cila komunikonte nga Kalifornia.
Në vija të përgjithshme moderatorët trajtuan këngët dhe sukseset e Amandës, si dhe projektet e saj të ardhshme.Ndërsa në minutën e 3:30 në këtë video, një nga moderatorët e emisionit shfaqi interes dhe i kërkojë Ava Max-it që të flasë diçka në shqip përpara se të largohej, dhe ajo i përgjigjet, "Juve po dëgjoni 'Capital Breakfast".
Për më tepër mund ta dëgjoni vetë Amandën tek flet në gjuhën e saj të origjinës.