Një ecje prej tridhjetë minutash në mëngjes e ul ndjeshëm presionin e gjakut për pjesën tjetër të ditës, zbulojnë kërkime të reja.
Shmangia e uljes për periudha të zgjatura gjatë ditës gjithashtu ndihmon në mbajtjen e presionit të gjakut të ulët, siç bën me dije PsyBlog.
Të çohesh dhe lëvizësh herë pas here për disa minuta pasdite, kjo bën të rriten benefitet nga stërvitja në mëngjes për gratë, zbuloi studimi.
Z. Michael Wheeler, autori i parë i studimit, tha:
"Tradicionalisht, efektet shëndetësore të stërvitjes dhe sjelljes sedentare apo të ndënjurit shumë kohë ulur, janë studiuar veçmas.
Kemi kryer këtë studim sepse kemi dashur të dimë nëse ekziston një efekt i kombinuar i këtyre sjelljeve në presionin e gjakut".
Studimi përfshiu 67 njerëz të moshës 55 deri në 80 vjeç, të cilët ishin mbipeshë.
Presioni i gjakut sistolik dhe ai diastolik u reduktuan, treguan rezultatet.
Z. Wheeler tha:
"Për burrat dhe gratë, niveli i zvogëlimit të presionit të gjakut sistolik në vijim të stërvitjes dhe më pas pushimit duke qëndruar ulur, iu afrua atij nivelit, që mund të pritet nga ilaçet antihipertensive në këtë popullsi për të zvogëluar rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe infarktit. Megjithatë, kjo ulje ishte më e madhe për gratë".
Z. Wheeler tha më tej:
"Duke pasur pjesëmarrësit e studimit të fillojë me stërvitjen ishte e qëllimshme, sepse donim të përqendroheshim në aspektin e kombinimit të stërvitjes me pushime të shkurtëra duke qëndruar ulur.
Megjithatë, kjo do të thotë se nuk mund të themi me siguri se pushimet e shkurtëra duke u ulur, nuk kishin efekt të uljes së tensionit të gjakut tek meshkujt, pasi që çdo efekt mund të ishte maskuar nga efekti i mëparshëm i ushtrimit fizik".