Nga Ermira Babamusta, Ph.D.
Fotografi i Vipave dhe filmbërësi i njohur në shkallë ndërkombëtare Olsi Beçi ka fituar disa çmime prestigjioze për veprimtarinë e tij të dalluar artistike, si Videografi më i Mirë, Skenari më i Mirë për filmin “The other face”, Arritje në Art, dhe Ekselencë në Film nga Ecovolis për kontributin e tij në fushën e artit dhe filmit. Projektet e tij artistike janë përzgjedhur në festivale me emër në Europë si në Amsterdam, Itali, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, etj, ku kanë dhënë një përfaqësim dinjitoz të artit shqiptar nëpër botë.
Me një karriere të suksesshme mbi 10-vjeçare Olsi Beçi konsiderohet si një nga figurat më të larta shqiptare në fushën e artit, për talentin e së cilit kanë shkruar edhe media internacionale. Në këtë intervistë Olsi Beçi rrëfen për pasionin e tij dhe projektet e vitit 2019.
Intervistë me Olsi Beçi, Fotograf dhe Filmbërës
Urime Olsi për çmimin Ekselencë në Film. Na flisni për bashkëpunimin tuaj me Ecovolis dhe kauzën “Lumenjtë e pastër”.
Olsi Beçi: Faleminderit, jam shumë i lumtur që nëpërmjet punës time arita të pasqyroj realitetin për mbrojtjen e kauzës “Lumenjtë e paster” nëpërmjet videove të mia ndërgjegjësuese, denoncuese dhe lajmëruese mbi pasojat katastrofale të ndotjes së lumenjve në mjedisin shqiptar. Bashkëpunimi disa vjeçar me Ecovolis u finalizua me çmimin ekselent në film-eco movie 2019 çmimi i marë nga Ened Mato (drejtues i ecovolis) për mua është shumë i rëndësishëm për suksesin që pati.
Është shumë e rëndësishme për mua që ia arita qëllimin të promovoja bikingun dhe mbjelljes së pemëve projekt i udhëhequr nga PASS (programi i alternativave social stimuluese). Së bashku kemi pasur disa projekte që vlen për tu përmendur si promovimi i transportit ekologjik me biçikleta duke i dhënë qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare dhe europiane që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të komunitetit tonë.
Me çfarë projekti po merreni tani? Për çfarë bën fjalë?
Olsi Beçi: Në kuadër të hyrjes së Shqipërisë në NATO në datën 6 prill mbahet maratona (Run for NATO) e organizuar nga YATA Albania, ku detyra ime është realizimi i dukumentarit ku do ndërthuren momente nga maratona me opinionet e pjesmarësve. “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO” synimi im është të pasqyroj më së miri rolin që luan Aleanca, e cila mbetet organizata për garantuar sigurinë dhe mbrojtjen ushtarake kundër çdo lloj kërcënimi. Një tjetër projet që do oranizohet në 7 qershor në pallatin e kongreseve është Miss Univers Albania ku përgatitjet kanë filluar që tani, duke qënë pjesë e jurisë në përzgjedhjen e vajzave që do kualifikohen për natën gala. Vajza që zgjidhet fituese dërgohet për të përfaqësuar Shqiperinë para të gjithë botës duke bëre krenar të gjithë shqiptarët në natën finale te MISS UNIVERSE live në FOX.
Cilat janë disa nga arritjet tuaja deri tani?
Olsi Beçi: Janë disa projekte të rëndësishme që kam pasur përgjegjësine në sektorin e fotografisë edhe të videos për të treguar kauzën përkatëse te secilës prej tyre. Një nga më të rëndësishmet në karierën time ka qënë ekspozita ime në nëntor 2018 me fëmijët me sindromë Dawn për 10 vjetorin e krijimit qendrës Xhonatan. Misioni i ekspozitës ishte të tregoj me artin e fotografisë që shoqëria të përkrahi dhe ti pranojë fëmijët me aftësi ndryshe dhe mos t’i pengoj për të jetuar normalisht. Moment tjetër ka qënë pjesmarja në juri të Tirana Autum një konkurs fotografie që promovon qytetin dhe kulturën në Tiranë. Përgjegjesia ishte shumë e madhe pasi perzgjedhja e fituesit ishte shumë e vështirë. Ndihem i privilegjuar për bashkëpunimet që kam pasur me fushatat e organizuara nga UNICEF, videoklipin e urimit të festave të fundvitit me stafin e Ambasadës Amerikane me pjesmarjen e grupit te famshëm amerikan Derik Nelson and Family, koncertin e këngëtarit të mirënjohur Alban Skenderaj, backctage e Kënges Magjike, etj.
Me cilin projekt tuajin krenoheni më shumë?
Olsi Beçi: Siç e përmenda edhe më sipër ekspozita ka qënë ndër më të rëndësishmet për mua ku ndihem krenar që arrita synimin tim të lumturoj fëmijët me aftësi ndryshe. Kur njoha fëmijët me sindromë Dawn të qëndrës Xhonatan dhe jetova momente nga jeta e tyre së bashku, e ndjeva si detyrim shpirtëror për ti treguar të tjerëve që janë si ne dhe të mos i përjashtojmë nga shoqëria përkundrazi t’i përkrahim dhe tju dhurojmë dashuri. Do të veçoja edhe filmin “The other face” me pjesmarsen e aktores ikonë të kinematografisë shqiptare Tinka Kurti, ku në festivalin e filmit në Amsterdam u vleresua si skenari më i mirë. Bashkëpunimi me Donika Mustafai ka qënë një tjetër sukses i imi ku realizuam dokumentarin “Fëmijeria e marrë peng” që pasqyron një jetë jo reale të fëmijëve nga familje me te ardhura të mëdha monetare. Dokumentari u nominua në çmimet KULT dhe DokuFest
Çfarë do të thotë arti dhe fotografia për ju?
Olsi Beçi: Fotografia për mua ka formë, ka koncept, ka shpirt,ka jetë. Është një çast nga jeta që mund të mos frymojë por që jeton përjetësisht
Fotografia është art dhe si cdo art tjtër më e rëndësishmja është talenti që as nuk blihet dhe as nuk mësohet ky komponent është më kryesori që të bën artist i fotografisë. Rëndësia më e madhe në një fotografi i kushtohet kompozimit të saj që ka të bëj me aftësinë e syrit të fotografit për të kordinuar të gjithë komponentet në objektivin e tij. Rol të vëçantë ka edhe punimi i fotografisë prandaj është art dhe arti ka të bëjë me botën krijuese të njeriut.
Çfarë e bën një film një prodhim të mirë?
Olsi Beçi: Për realizimin e një filmi të suksesshëm duhen ndërthurur shumë komponente së bashku. Si përgjegjës i fotografisë dhe i videos mendoj që ky është një nga komponentet më të rëndësishëm sepse me anë te objektivit duhet të shprehim të gjitha ndjenjat dhe emocionet për të dhënë një mesazh. Një video e realizuar mirë padyshim që e bën një prodhim të suksesshëm.
Cilat janë planet e tuaja për 2019 dhe synimet në të ardhme?
Olsi Beçi: Unë jam natyrë novatore dhe kjo më bën të heci me hapin e kohës. Një gjë është e sigurtë, që dashuria dhe perfeksionimi për profesionin tim do më ndjekë si në vitin 2019 ashtu dhe në vitet e tjera dhe në vazhdim. Nuk do rresht së ndaluari për të ngjitur shkallët e suksesit në karrierë dhe në jetë.
Fotografi i Vipave dhe filmbërësi i njohur në shkallë ndërkombëtare Olsi Beçi ka fituar disa çmime prestigjioze për veprimtarinë e tij të dalluar artistike, si Videografi më i Mirë, Skenari më i Mirë për filmin “The other face”, Arritje në Art, dhe Ekselencë në Film nga Ecovolis për kontributin e tij në fushën e artit dhe filmit. Projektet e tij artistike janë përzgjedhur në festivale me emër në Europë si në Amsterdam, Itali, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, etj, ku kanë dhënë një përfaqësim dinjitoz të artit shqiptar nëpër botë.
Me një karriere të suksesshme mbi 10-vjeçare Olsi Beçi konsiderohet si një nga figurat më të larta shqiptare në fushën e artit, për talentin e së cilit kanë shkruar edhe media internacionale. Në këtë intervistë Olsi Beçi rrëfen për pasionin e tij dhe projektet e vitit 2019.
Intervistë me Olsi Beçi, Fotograf dhe Filmbërës
Urime Olsi për çmimin Ekselencë në Film. Na flisni për bashkëpunimin tuaj me Ecovolis dhe kauzën “Lumenjtë e pastër”.
Olsi Beçi: Faleminderit, jam shumë i lumtur që nëpërmjet punës time arita të pasqyroj realitetin për mbrojtjen e kauzës “Lumenjtë e paster” nëpërmjet videove të mia ndërgjegjësuese, denoncuese dhe lajmëruese mbi pasojat katastrofale të ndotjes së lumenjve në mjedisin shqiptar. Bashkëpunimi disa vjeçar me Ecovolis u finalizua me çmimin ekselent në film-eco movie 2019 çmimi i marë nga Ened Mato (drejtues i ecovolis) për mua është shumë i rëndësishëm për suksesin që pati.
Olsi Beçi |
Me çfarë projekti po merreni tani? Për çfarë bën fjalë?
Olsi Beçi: Në kuadër të hyrjes së Shqipërisë në NATO në datën 6 prill mbahet maratona (Run for NATO) e organizuar nga YATA Albania, ku detyra ime është realizimi i dukumentarit ku do ndërthuren momente nga maratona me opinionet e pjesmarësve. “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO” synimi im është të pasqyroj më së miri rolin që luan Aleanca, e cila mbetet organizata për garantuar sigurinë dhe mbrojtjen ushtarake kundër çdo lloj kërcënimi. Një tjetër projet që do oranizohet në 7 qershor në pallatin e kongreseve është Miss Univers Albania ku përgatitjet kanë filluar që tani, duke qënë pjesë e jurisë në përzgjedhjen e vajzave që do kualifikohen për natën gala. Vajza që zgjidhet fituese dërgohet për të përfaqësuar Shqiperinë para të gjithë botës duke bëre krenar të gjithë shqiptarët në natën finale te MISS UNIVERSE live në FOX.
Seleksionimi i vajzave për "miss universe" |