Gjaku nuk ndryshon në Pranverë, por rritet fluksi i qarkullimit

Gjaku nuk ndryshon në Pranverë, por rritet fluksi i qarkullimit

 Qelizat e trupit njerëzorë vdesin dhe ripërtërihen me të tjera gjatë tërë jetës.

 Tashmë rajoni ynë ku bën pjesë edhe Shqipëria ka hyrë në stinën e pranverës e cila lidhet me ndryshime të mëdha në trupin e njeriut, ku ndryshimi kryesorë ka të bëjë me gjakun.

Gjithashtu, rritja e rrezatimit dhe ngrohtësisë së diellit ka një efekt mbi ne. Ndikon në gjenerimin e një sërë hormoneve, përfshirë melatoninën, e cila ndikon tek emocionet, në oreks apo energji.

Gjaku nuk ndryshon në Pranverë, por rritet fluksi i qarkullimit

Por pranvera nuk është e mirë për çdo njeri në kontenstin emocional. Disa preken nga një zymtësi e papritur apo plogështi.

Kjo lloj simptome ka të bëjë me atë që quhet
lodhja e pranverës.

Kjo shoqërohet me çrregullime të gjumit, demotivimin dhe mërzitjen. Por gjithsesi mjekët thonë se lodhja e pranverës është e butë dhe shpesh jetëshkurtër.

Po gjaku?

Kur bën ftohtë, enët e gjakut në sipërfaqen e lëkurës së trupin e njeriut tkurren dhe zvogëlohen për të mbajtur gjakun e ngrohtë në brendi.

Kur koha ngrohet, enët zgjerohen për të çliruar nxehtësinë nga trupi. Pra gjithçka ka të bëjë me qarkullimin më të mirë të gjakut në një mot më të ngrohtë.

Pra ndryshe nga sa mendohet apo se si perceptohet, në pranverë ajo që ndodh është qarkullimi i dendur i gjakut në trup për shkak të ngrohjes, dhe kjo shpesh merr kuptimin e ndërrimit të gjakut në gjuhën popullore. Mbase kjo lidhet me një energji të madhe që e përshkon trupin për shkak të fluksit të madh të gjakut.



Rigjenerimi i Qelizave

Qelizat e trupit vdesin dhe ripërtërihen vazhdimisht. Çdo qelizë ka një cikël jete të caktuar që është rezultat i evolucionit milionavjeçar.

Qelizat shuhen dhe zëvendësohen me të tjera gjatë gjithë jetës.

Qelizat në shtresën e brendshme të stomakut zëvendësohen çdo pesë ditë, kjo lidhet kryesisht me aciditetin.

Rruazat e kuqe jetojnë për të paktën katër muaj në organizëm, ndërsa qelizat e mushkërisë shuhen dhe zëvendësohen çdo pesë muaj.

Megjithatë, disa qeliza kanë nevojë për të paktën shtatë vjet që të rigjenerohen.

Thënë thjesht, asnjë qelizë nuk është e pazëvendësueshme. Ato ndërrohen vazhdimisht, dhe kjo nuk lidhet vetëm me stinën. 
Previous Post Next Post