Qeveria zvicerane dëshiron t'i japë fund rezervave emergjente të kafesë pasi deklaroi se nuk është "esenciale" për mbijetesën njerëzore.
Kjo gjë vazhdoi në dekadat e mëvonshme për të luftuar mungesat e shkaktuara nga lufta, fatkeqësitë natyrore ose epidemitë, raporton BBC.
Tani shpreson ta përfundojë këtë praktikë deri në fund të vitit 2022. Por kundërshtitë janë në rritje.
Aktualisht Zvicra ka 15.300 ton kafe të ruajtur - kjo sasi kafeje është e mjaftueshme që Zvicra të kalojë tre muaj.
Pse ndalohet kjo?
Qeveria zvicerane thotë se kafja nuk është "thelbësore për jetën" kështu që nuk duhet të përfshihet në rezervat emergjente.
"Kafja nuk ka pothuajse asnjë kalori dhe kështu që nuk kontribuon - nga këndvështrimi fiziologjik - në ruajtjen e ushqimit", tha Zyra Federale për Furnizim Kombëtar Ekonomik (në gjermanisht).