Jo të gjitha insektet janë krijuar të barabarta. Disa polenizojnë të korrat ose ushqehen me "morrat" shkatërrues, ndërsa të tjerat insekte thjeshtë sa kalojnë në kopësht. Nëse dëshironi një kopësht ku të mbillni gjëra vërtetë bio, pa përdorur pesicide, po ju paraqesim disa insekte për të cilat duhet të lumturoheni që i keni në kopshtin tuaj.
Karkaleci jeshil (emërtimi shkencorë: mantodea)
Merimangat
Nëse jeni të terrorizuar nga merimangat, duhet të kuptoni që ato nuk e dëmtojnë kopshtin tuaj. Në fakt, merimangat thurin rrjetat e tyre për të kapur ato insekte që dëmtojnë bimët tuaja. Nëse mund të pickoheni nga merimangat? Merimangat në shqipëri nuk pickopjnë, ose më saktë, të themi se në Shqipëri nuk ka merimanga helmuese.
Nusepashka
Njihet shkencërisht si Hippodamia convergens, e cila ushqehet me disa morra dhe vezët e insekteve të dëmshme. Jo vetëm që nusepashka është shumë e dobishme për kopshtin tuaj, por disa fermerë të zotuar në prodhimet bio, i blejnë nusepashket.
Grenza "Braconidae"
Nëse i doni domatet, do të doni me patjetër edhe grenzën "Braconidae", e cila shpesh është e zezë. Një armik i krimbave të domateve, kjo grenzë i lëshon vezët e saj vetëm nën lëkurë në shpinë të krimbit. Kur vezët çel, larvat ushqehen në brendësi të krimbit, fjalë për fjalë: e hanë të gjallë. Larvat pastaj përtypin lëkurën e krimbit derisa të dalin jashtë. Natyrisht, krimbi përfundimisht ngordh. Dhe domatet janë të shëndetshme!
Grerëzat
Gjithkush di për kërcënimin për bletët dhe shqetësimet rreth çrregullimit të kolapsit të kolonisë. Por, ndoshta nuk e keni kuptuar se të gjithë pllenuesit tanë të bimëve janë të kërcënuar. Në fakt, disa lloje grenzash janë të përfshira në listën e specieve të rrezikuara në shumë vende. Këto grenza të padëmshme janë të rëndësishme për shkak se pollinojnë bimë që disa bletë nuk munden.
Chrysopidae
Një lloj fluture që shkencërisht njihet si "Chrysopidae".
Në stadin e larvës, ky lloj insekti gëlltit 200 morra në javë. Vazhdojnë ushqimin me morra derisa arrijnë pjekurinë. Adultët ushqehen me nektar dhe polena por vazhdojnë sërish të ushqehen me morra.