Edhe një gotë alkol në ditë rrit rrezikun e infarktit në zemër, sipas studimit të fundit

Edhe një gotë alkol në ditë rrit rrezikun e infarktit në zemër, sipas studimit të fundit
 

 Pirja e një ose dy gotave alkol në ditë mund të rrisë shanset e goditjes në zemër, sipas një studimi të ri gjenetik të botuar të enjten.

Në kundërshtim me pretendimet e mëparshme se pirja e moderuar mund të parandalojë goditje dhe sëmundje të tjera, ky studim i ri i botuar në The Lancet lidh edhe nivele të ulëta të konsumit të alkoolit me rritjen e presionit të gjakut që mund të çojë në goditje, raporton CNN.

Studimi vjen pasi kërkimet e botuara vitin e kaluar konkluduan se nuk ka nivel të shëndetshëm të pijes.
Në studimin e ri, studiuesit zbuluan se një deri në dy pije në ditë rriti rrezikun e goditjes nga 10% në 15% dhe se katër pije në ditë rriti rrezikun e goditjes me 35%. Një pije u përkufizua si një gotë vere, një shishe birre ose një teke alkol të fortë, për shembull raki, uiski apo saki.

Edhe një gotë alkol në ditë rrit rrezikun e infarktit në zemër, sipas studimit të fundit

"Nuk ka efekt mbrojtës konsumi i moderuar i alkolit kundër goditjeve. Edhe konsumimi i moderuar i alkoolit rrit gjasat për të pësuar infarkt apo goditje", tha bashkëautori i studimit, Zhengming Chen nga Departamenti Nuffield i Shëndetit të Popullatës, Universiteti i Oksfordit.

"Gjetjet për sulmet në zemër ishin më pak të qarta, prandaj planifikojmë të mbledhim më shumë prova."

Studiuesit, nga Universiteti i Pekinit, Akademia kineze e Shkencave Mjekësore dhe Universiteti i Oksfordit, thonë se zbuluan ndikimin e alkoolit në goditje duke ndjekur mbarëvajtjen e 500,000 kinezëve për 10 vjet.

Edhe një gotë alkol në ditë rrit rrezikun e infarktit në zemër, sipas studimit të fundit

Në popullatat e Azisë Lindore, thonë studiuesit, ka variante të zakonshme gjenetike që reduktojnë ndjeshëm tolerancën e alkolit, sepse shkaktojnë një reaksion jashtëzakonisht të pakëndshëm, pas konsumit të alkolit. Megjithëse këto variante gjenetike reduktojnë në masë të madhe sasinë e njerëzve që pijnë, nuk janë të lidhura me faktorë të tjerë jetësorë siç janë pirja e duhanit.

Shkencëtarë të tjerë përgjithësisht janë pajtuar me gjetjet e studimit, por disa kanë vënë në pah disa mangësi.

"Ky studim përdor një qasje të re gjenetike për të përcaktuar efektin e konsumit të alkolit në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare", tha Tim Chico, profesor i mjekësisë kardiovaskulare në Universitetin e Sheffield.

"Megjithëse më parë është sugjeruar që pirja e moderuar e alkolit mund të zvogëlojë rrezikun e infarktit ose sëmundjeve të zemrës, ky studim i ri shton provat e fundit që nuk gjejnë efekt mbrojtës edhe në nivele të ulëta konsumimi", shtoi ai.

Edhe një gotë alkol në ditë rrit rrezikun e infarktit në zemër, sipas studimit të fundit

"Mjerisht shpresa se alkoli mbron disi nga sëmundjet kardiovaskulare është ndoshta e pabazuar."

David Spiegelhalter, profesor në komunikimin me publikun për kuptimin e rrezikut në Universitetin e Kembrixhit, tha se studimi i kishte shkaktuar dyshime rreth teorive të tij të mëparshme. "Unë kam qenë gjithmonë i bindur se konsumimi i moderuar i alkolit ishte mbrojtës për sëmundjen kardiovaskulare, por tani po dyshoj," tha ai.

Dr. Stephen Burgess, nga Universiteti i Kembrixhit, theksoi kufizimet në studim, duke thënë se ai shqyrtoi vetëm një popullsi kineze dhe u përqendrua në alkolet e forta dhe likerët, dhe jo tek vera. Por ai e pranoi dhe sugjeroi "nuk ka dobi kardiovaskulare nga konsumi i moderuar dhe se rreziku i goditjes rritet edhe me konsum të moderuar të alkolit".
Previous Post Next Post