Gabimet e përditshme që bëjnë të Humbasim Flokët

vajzë duke parë krëhërin se si i kanë rënë flokët
 Ndonjëherë rrallimi i flokëve mund të çojë deri në menopauzë, për shkak të ndryshimeve hormonale. Por ndonjë nga këto gjërat e mëposhtme, mund të bëjë edhe më keq.

Nuk i kushtoni vëmendje kokës 


vajzë duke parë rrënjët e flokëve në pasqyrë

Ju bëni të gjitha gjërat që ju duhet të bëni në pjesën e jashtme, por nuk jeni duke u kujdesur për rrënjën e problemit - dhe rrënja e problemit është duke u kujdesur për kokën dhe folikulat e flokëve. Sa më shumë plakeni, aq më shumë humbni venat e vogla në lëkurën e kokës, që do të thotë se flokët janë duke marrë ushqyesit që kanë nevojë. Një mënyrë natyrale për të nxitur rrjedhën e gjakut tek rrënjët e vogla të flokëve është konsumi i ushqimeve të shëndetshme për flokët si zarzavatet, frutat dhe më pak kosi dhe djathi, dhe duke eliminuar alkolin, pijet me gaz, bukën e bardhë dhe sheqerin.


Një tjetër mënyrë është marrja e ampulave, të cilat gjithsesi kanë efek të limituar.

I lani flokët çdo ditë

djalë duke larë flokët

Tekstura e flokëve mund të ndryshojë ndërsa rriteni për të njëjtën arsye, se si lëkura po humbet shkëlqimin e saj: Lëkura juaj ndalon sekretimin e mjaftueshëm të "vajit natyral", thotë dermatologët.

Rekomandohet që t'i lani flokët dy-tri herë në javë. 

I mbani gjithmonë flokët bisht


vajzë duke kapur flokët bisht

Një bisht mbrapa i flokëve mund të shpëtojë jetën në një ditë të keqe, por duke e bërë atë stilin tuaj të përditshëm, kjo mund të kontribuojë në rrallimin e flokëve që tani po ndodh natyrshëm me moshën. Kur bishti është i ngushtë, ka shumë presion tek rrënjët e flokëve. Ditë pas dite, rrënjët dobësohen, dhe flokët humbasin. Rezistojini flokëve bisht. Nga ana tjetër, kur është e nevojshme, përpiquni të mbani bishtin të lirshëm kështu që nuk jeni duke ushtruar aq shumë presion në rrënjët tuaja.

Përdorni shumë produkte të rënda


produkt flokësh, shkumë

Në kohët e sotme është e kollajtë të humbasësh pas produkteve të pafundme, ku çdo firmë apo produkt reklamon veten duke pretenduar se është më i miri. Por në të vërtetë shumica e produkteve kanë kimikate të dëmshme, jo vetëm për flokët. Kështu që është më mirë të fokusoheni tek priduktet me sa më shumë elemente natyrale ose tek sapunët e thjeshtë, nëse flokët ua lejojnë.

Shpenzoni shumë kohë në diell


vajzë me flokët në diell

Nuk do dilni në diell pa mbrojtur lëkurën? E njëjta gjë ndodh edhe me flokët. Dëmet e shkaktuara nga rrezet ultraviolet mund të bëjnë që ngjyra e flokëve të zbehet shpejt. Dermatologët rekomandojnë kapele për të ndaluar depërtimin e rrezeve të diellit.

Nuk mbroheni nga ndotja atmosferike

Drita e diellit nuk është rreziku i vetëm për flokët tuaj në hapësirat e jashtme të madhe. Era dhe ndryshimet në lagështinë e ajrit mund të bëjnë që flokët tuaj të ndikohen. Dhe toksinat në ndotjen e ajrit mund të bëjnë një sërë dëmesh.

ajri i ndotur dhe flokët e një vajze

Toksinat prodhojnë radikalet e lira të llojeve reaktive të oksigjenit që dëmtojnë qelizat e flokëve dhe prishin biokiminë normale të flokëve, duke e bërë kështu moshën e flokëve më të vjetër dhe të prirura për t'u dëmtuar.

Mos hezitoni të mbani kapele me vete dhe ta përdorni kur niveli i ndotjes arrin pikun.

Nuk lëvizni mjaftueshëm

Ushtrimet janë të mira për zemrën, trurin, dhe shumë të mira për flokët.

Gabimet e përditshme që bëjnë të Humbasim Flokët

Jetëgjatësia e flokëve varet nga pompimi i gjakut.

Sigurouni qarkullim të shëndetshëm dhe të shpeshtë të gjakut, në mënyrë që fluksi i gjakut në kokë të jetë i mjaftueshëm, dhe kjo ndër të tjera arrihet edhe me të paktën gjysmë orë ecje në ditë.

 Injoroni kujdesin për veten

Stresi emocional dhe fizik marrin energji nga trupi juaj, si rrjedhojë trupi mund të përgjigjet duke bllokuar disa rrënjë flokësh. Për ta mbajtur stresin larg nga humbja e flokëve, sigurohuni që po i adresoni burimet e stresit kronik në jetën tuaj. Bisedoni me një ofrues të shëndetit mendor rreth strategjive të përballimit, ose bëni aktivitete antistres si meditimi dhe stërvitja. 
Previous Post Next Post