Elementi Hije për çdo Shenjë të Horoskopit

"Çdo njeri 'mban' një hije, dhe sa më pak që kjo hije është e mishëruar në jetën e ndërgjegjshme të individit, aq më shumë e zezë dhe e dendur është ajo." - Karl Jung.

Ka shumë diskutime sa i përket "elementit hije" për çdo shenjë të horoskopit.

Le të jemi më të qartë përpara se të nisim më tej analizën.

Derisa nuk ka të dhëna të dokumentuara për ndonjë element hije nga filozofët e lashtë, këto elementë janë më shumë terma të krijuara nga "grupe shtrigash" ose urdhëra të caktuara.

Prandaj këto elementë hije që do lexoni në vijim janë të frymëzuara nga tekstet e lashtë, por sërisht janë terma të rinj, të nxjerrë nga priftërinjë të lartë të "Feniksit të Shenjtë".

Elementi i Magjisë

Sipas mençurisë së religjionit të lashtë, ekzistojnë katër elementë mbi të cilat është ndërtuar bota.

Priftërinjtë dhe priftëreshat e hershëm, njerëzir e mençur dhe magjistarët na kanë mësuar se ky planet (tokë) është i përbërë nga Toka, Uji, Ajri dhe Zjarri.

Por është edhe një element tjetër, elementi i pestë, i cili frymon dhe ekujlibron katër elementët e tjerë.

Elementi i pestë quhet "Aether" ose "Shpirt".

Pra le të thellojmë njohuritë rreth elementëve.

Çdo element i korrespondon një drejtimi të horizontit. Kështu, Toka i korrespondon drejtimit Verior, Ajri, drejtimit Lindor, Zjarri, drejtimit Jugor dhe Uji drejtimit Perëndimorë.

Por siç e kanë provuar edhe fizikantët, për çdo gjë që është, ekziston edhe një gjë tjetër që nuk është. Materia dhe antimateri. "Yin dhe Yang".

Natyra e çdo elementi hije

Në të njëjtën mënyrë, çdo element ka një "binjak hije". Ky "jo element" ose elementi hije, praktikisht është pjesë e elementit dhe ka qenë gjithmonë kështu.

Shumica prej nesh refuzojnë ta shohin, dhe fokusohen mbi atë që është e thjeshtë për t'u kuptuar. Megjithëse nuk mund ta kuptojmë me lehtësi këtë hije.

Kjo është shumë e rëndësishme dhe vetëm nëse mësojmë ta përqafojmë, do jemi në gjendje të ngërthejmë esencën e çdo elementi.

Dashi, Luani, Shigjetari: Errësira

Gjithkush e di se elementi kyç i këtyre shenjave është Zjarri.

Ajo se çfarë shumë njerëz nuk dinë është se zjarri, jo vetëm që prodhon nxehtësi, por rrezaton edhe dritë.


Në të gjitha traditat, hermetike, magjike apo religjioze, fillimi i krijimit të gjithësisë nisi nga shkëndija e jetës, burim i dritës.

Zjarri përfaqëson vetë jetën. Drita është e barabartë me ekzistencën. Momenti i të ardhurit në jetë dhe vetëdija që ekzistojmë.

Errësira nga ana tjetër, është mungesa e zjarrit, eklipsi i dritës. Sidoqoftë, ndërsa kemi analizuar magjinë e eklipsit, kemi parasyshë që në momentin e eklipsit, energjia e diellit dhe e hënës reduktohet.

Megjithatë, energjia thjeshtë është shndërruar, duke na dhënë mundësinë të thyejmë pengesat dhe të ecim përpara.

Në të njëjtën mënyrë, errësira është frika jonë e "jo ekzistencës".

Disa kanë frikë se vdekja është një situatë ku personaliteti dhe egoja e tyre shkatërrohet. Kjo i bën ata të dhunshëm, të ekzagjeruar apo të mërzitur. Ndodh kur humbasin besimin.

Ajo që duhet të kuptojmë është se dielli ngrihet dhe ulet, dhe më pas ngrihet dhe ulet sërish. Drita dhe Errësira janë gjithmonë bashkë, njëjtë si kandili që do krijojë gjithonë një hije.

Mos kini frikë nga vetja juaj jo e zakonshme. Ju jeni njerëzor kështu që do bëni gabime dhe për fat të keq do të dëmtoni dikë dhe ndoshta jo vetëm një herë. Falja, është çelësi.

Për më tepër, le të largohemi nga frika dhe të përqafojmë idenë se jeta jonë e vdekshme ka një afat të skadimit.

Megjithatë, ne nuk e humbim ekzistencën tonë, ne thjesht transformohemi te diçka tjetër. Jemi një reagim i gjallë alkimik.

Mos harroni, "fundi i vërtetë" nuk ekziston.

Ky është iluzioni më i madh i kësaj Mbretërie.

Demi, Virgjëresha, Bricjapi: Kaosi

Gjithkush e di se elementi kyç i këtyre shenjave është Toka.

Kjo në të vërtetë do të thotë se çdo gjë që ata dinë, gjithçka që këta njerëz kuptojnë, është se 'jetesa kërkon përpjekje'. Ata e pranojnë se jeta e tyre kërkon prej tyre që të vazhdojnë të përpiqen të krijojnë një të ardhme më të mirë.

Pra, ajo që këto Shenjat Zodiakale zakonisht bëjnë - sidomos nëse ata kanë shumë planete natalë - kufizojnë vetveten dhe pasionet e tyre ose madje sakrifikojnë instinktet e tyre, për të krijuar diçka të qëndrueshme.

Elementi Hije për çdo Shenjë të Horoskopit

Këta njerëz zakonisht janë punëtorët e rëndë, ata që skllavërojnë karrierën e tyre ose fitojnë 'jetesën' e tyre.

Për më tepër, ata zakonisht lëvizin sipas planeve ose qëllimeve të tyre, dhe "marrin arra" kur gjërat dalin jashtë planifikimit!

Elementi i tyre hije është Kaosi.

Kjo do të thotë se ajo që këta njerëz kanë nevojë t'i përqafojnë pasionet dhe instinktet e tyre, të cilat ndoshta janë më të forta se të gjitha shenjat e tjera.

Megjithatë, problemi është se këto Shenjat Zodiakale janë krejtësisht të tmerruar kur përballen me dëshirat e tyre më të thella. Ajo që ata duhet të dinë, është se vetëm nëse përqafojnë Kaosin, do të jenë të lirë dhe me siguri do ndërtojnë një të ardhme të frytshme.

Kaosi është armiku i tyre, sepse nuk besojnë në vetvete (mjaftueshëm) dhe shpesh zgjedhin atë që është më e sigurt se ajo që me të vërtetë u përshtatet.

Mos harroni, Kaosi ka edhe një urdhër, edhe pse ne nuk e kuptojmë atë për shkak të kapacitetit të mendjes sonë njerëzore. Do jeni të lumtur vetëm nëse qëndroni të vërtetë me zemrën tuaj.

Mos kini frikë nga ëndrrat tuaja. Përqafoni mundësitë e pafundme të Kaosit tuaj.

Ju jeni të aftë për të fituar, pavarësisht se çfarë.

Binjakët, Libra, Ujori: Harresa

Gjithkush e di se elementi kyç i këtyre shenjave është Ajri.

Ajo që simbolizon Ajrin është në fakt matrica e energjisë, të gjithë ne marrim frymë dhe ndërveprojmë në çdo ditë. Ajri është intelekti, ajo çfarë na bën njerëz, logjikën tonë dhe mendimet tona. Kjo është ajo që na bëri të avancojmë dhe të sundojmë këtë Botë. Mendja mbi materien.

Ajo që lë të kuptohet nga Ajri është se mendimet tona, kujtimet tona, përvojat tona, na bëjnë ajo që jemi. Ne filtrojmë atë që jetojmë dhe e krahasojmë me kujtimet tona dhe se si kemi reaguar tashmë në raste të ngjashme dhe në përputhje me rrethanat.

Elementi Hije  i këtyre shenjave është Harresa.


Ata kanë frikë se sapo të humbasin kontrollin e kujtimeve të tyre, do pushojnë së qeni ata që janë, duke reaguar si dikush tjetër.

Epo, kjo është e vërtetë, por kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Në të vërtetë, Harresa shkon dorë për dore me Ajrin, sepse kjo cilësi në të vërtetë mund t'i çlirojë ata dhe të jetojnë jetën e tyre pa paragjykime.

Harresa është thelbësore herë pas here, sepse vetëm nëse mësoni të largoheni nga e kaluara, mund të lëvizni dhe të arrini më shumë nga qëllimet tuaja.

Jeta nuk ka rregulla dhe çfarë ka ndodhur nuk është e sigurt se do ndodhë përsëri. Ajo që na dëmton tani mund të bëhet aleati ynë.

Mendja juaj mund të punojë me sukses me modelet e të menduarit, por nëse e çlironi duke përdorur Harresën, mund të arrini potencialin tuaj më të vërtetë.

Kujtimet mund të lënë plagë të hapura. Ne nuk jemi të përsosur.

Kështu që kemi bërë shumë gabime. Mund të mashtrohemi dhe të mashtrohemi përsëri. Natyrisht, do të ketë momente që duam të harrojmë, sepse efekti i valëzuar i pasojave të tyre është ende i dukshëm.

Megjithatë, ne mund të përdorim Harresën për të ndaluar dëmtimin dhe për të filluar procesin e shërimit. Lëre të shkuarën të shkojë.

Gaforrja, Akrepi, Peshqit: Pavlefshmëria

Gjithkush e di se elementi kyç i këtyre shenjave është Uji. Oqeani, detet, lumenjtë dhe liqenet janë të gjithë të bashkuar. Në alokim, Uji simbolizon ndjeshmërinë. Ky është sekreti kryesor, i cili mund të na ndihmojë të kuptojmë personalitetet e veçanta të këtyre shenjave.

Ajo që ne dimë nga këto shenja zakonisht është rezultat i asaj që ata kanë ndjerë që nga fillimi i jetës së tyre, frikën, zhgënjimet, ëndrrat dhe shpresat e tyre.


E pra, ndjenjat nuk janë të lehta, por janë çelësi për të hapur portat më të fuqishme të magjisë, pasi ato janë të lidhura direkt me Trupin Yjorë.

Megjithatë, emocionet mund të helmojnë edhe atmosferën tonë, duke krijuar një fushë-forcë me negativitet të pastër që tërheq fat të keq dhe vuajtje të vazhdueshme.

Elementi Hije i këtyre shenjave të Zodiakut është Pavlefshmëria.
Në Pavlefshmëri, asgjë nuk reagon. Emocionet nuk kanë asnjë efekt gurgullues, asnjë shkëlqim, asnjë ​​fuqi.

Ajo që ndihet nuk mund të "komunikohen".

Ndjehet si një guaskë e zbrazur, sikur asgjë nuk ekziston. Megjithatë, ajo që na duhet të kuptojmë është se Pavlefshmëria është shumë e rëndësishme nëse duam të hyjmë në fuqinë e emocioneve tona.

Mund të na ndihmojë të sjellim ekuilibrin midis anës dramatike të ndjenjave tona dhe nevojës sonë për paqe.

Prandaj, sapo të përqafojmë Pavlefshmërinë, kjo mund të veprojë si një jopërçues për ndjenjat tona, duke na ndihmuar të identifikojmë burimin e reagimeve tona dhe të analizojmë më tej ndjenjat në detaje. 
Previous Post Next Post