Duke larë duart me sapun |
Nëse doni të ulni shanset për t'u prekur nga gripi - i cili ka prekur më shumë se 20 milionë banorë të SHBA që nga tetori i kaluar, sipas vlerësimeve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve - punoni në përmirësimin e teknikës së larjes së duarve.
Lani duart tuaja për të paktën 20 sekonda, duke përdorur sapun dhe ujë të pastër, të ngrohtë ose të ftohtë. Asnjë kronometër për të matur orën? Nuk ka problem, këndo një herë këngën "Shumë urime për ty", nga fillimi në fund. Sigurohuni të lani mirë gishtat, midis gishtërinjve dhe nën thonjë - jo vetëm pëllëmbët dhe mbrapa. Pastaj shpërlajini dhe thajini.Tingëllon e thjeshtë, por hulumtimi i vitit 2013 nga Gazeta e Shëndetit Mjedisor (SHBA) vë në dukje se vetëm 5 për qind e njerëzve i lajnë duart në mënyrë të drejtë - dhe për aq kohë sa duhet - për të eliminuar bakteret që qëndrojnë në duart e tyre. (Këto të dhëna vinin nga hulumtuesit të cilët vëzhguan më shumë se 3,700 njerëz në banja publike.) Gjatë viteve, studime të ndryshme kanë zbuluar se në çdo moment qindra (nëse jo mijëra) mikrobe popullojnë duart e njerëzve. duke përfshirë E. coli. Njerëzit prekin diçka që ka mikrobe - për shembull një çorape ose një parmak - dhe pastaj prekin sytë, hundën ose gojën para se t'i lajnë duart. Shtrëngimi i duarve ose përqafimi mund të ndihmojë mikrobet përhapen nga personi në person. Përgatitja e ushqimit ose pijeve me duar të palara mund të bëjë të njëjtën gjë. Përveç virusit të gripit, këto mikrobe mund të çojnë në ftohje, infeksionet e mushkërive, diarre, hepatit, meningjit dhe më shumë. Por vetëm 20 sekondat e larjes mirë të duarve - shpesh, sidomos gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit - mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së s[mundjeve. Nëse nuk ka ujë, një larës me dorë me bazë alkooli do të funksiononte mrekullisht.