Mudra të Lashta për Transformimin Shpirtëror

Mudra të Lashta për Transformimin Shpirtëror

 Kur flasim për magjinë në kohët moderne, ne zakonisht flasim për aftësinë për të përdorur energjinë e mendjes sonë, si dhe qirinjtë dhe fuqinë e pamohueshme të natyrës për të bërë gjëra specifike që veprojnë në favorin tonë. "Mudrat" janë mjetet më të fuqishme që mund të përdoren për të arritur këtë.


Mudra të Lashta për Transformimin Shpirtëror

Çfarë është një Mudra?
Termi "Mudra" në të vërtetë do të thotë "vulë", "gjest" ose "shenjë". Mudrat janë gjeste simbolike të praktikuara shpesh me duar dhe gishta. Ndihmojnë në lehtësimin e rrjedhjes së energjisë në trupin delikate dhe zgjerojnë udhëtimin për brenda.

Mudrat më të njohura janë ndoshta ato të kryera gjatë meditimit. Janë përdorur në Lindje prej mijëra vjetësh, veçanërisht në budizëm. Shumë prej jush mund të kenë vënë re se statujat e Budës e kanë dorën e tyre në pozita të caktuara. Janë përdorur si një praktikë shpirtërore, si një mënyrë për rrugën e ndriçimit.

Ka shumë gjeste të ndryshme Mudra, dhe të gjitha kanë një qëllim ose kuptim të ndryshëm si lumturia, prosperiteti, shëndeti i mirë, etj. Më poshtë janë disa nga Mudrat më të zakonshme dhe më të fuqishme, që duhet të përdorni për të ndihmuar jetën tuaj të shkojë në drejtimin që dëshironi.

5 Mudra të Fuqishëm Për Transformimin Shpirtëror:

Në vijim mund t'i aplikoni këto mundra pasi të njiheni me funksionin e tyre. Në videot e mëposhte mund të shihni mënyrën se si performohet secila Mudra.

Mudra Vaayu 


Nëse jeni agresiv apo hiperaktiv, kjo Mudra bën për ju. Ky gjest përdoret për të reduktuar elementin e ajrit dhe për të siguruar mbështetje shumë të nevojshme për mendjen e shqetësuar.

 Mudra Aakash


Nëse jeni një person që ndjen emocione të tilla si zemërimi ose dhimbja më shumë se të tjerët, kjo është Mudra për ju. Kjo pozitë e dorës mund të ndihmojë në lehtësimin e frikës, zemërimit, dhembjes, si dhe çështjeve kongjestive. Është gjithashtu një mjet i fuqishëm për të detoksifikuar trupin nga mbetjet metabolike.

Mudra Buddhi


Nëse zbuloni se keni një mendje të errët, kjo është Mudra e duhur për ju. Kjo mudra përdoret për qartësi mendore. Kur keni nevojë për të kuptuar mesazhe intuitive nga mendja juaj e nënndërgjegjeshme, bëjeni këtë gjest. Një nga përfitimet më të fuqishme të kësaj Mudra mund të gjendet në përmirësimin e komunikimit, siç është dialogu i brendshëm.

Mudra Garuda 


Kjo Mudra është për njerëzit që kanë nevojë për një zgjim të fuqishëm shpirtëror. Është shumë i fuqishëm dhe mund të përdoret për të ngritur energjitë kozmike brenda trupit dhe aurës; i njohur gjithashtu si prana. Kjo rrjedhë madhështore e energjisë zgjon pothuajse menjëherë  aftësitë natyrore dhe mund të përdoret për kaq shumë gjëra të ndryshme! Zgjimi i fuqive të brendshme, eliminimi i lodhjes dhe rritja e vitalitetit dhe energjisë.

Mudra Lotus



Nëse jeni të rrethuar nga energji negative, kjo mudra është për ju. Ndihmon për të eliminuar negativitetin dhe energjinë negative, si dhe për të hequr qafe humorin e keq. Gjithashtu përdoret për të na lidhur me burimin Hyjnor, ose me dritën e shenjtë. Kjo bekon objekte, si dhe kafshët dhe njerëzit, duke ngritur energji pozitive dhe vibracione.
Previous Post Next Post