Shenjat e Horoskopit që thuajse nuk Xhelozojnë, sepse besimi është deçiziv

Shenjat e Horoskopit që thuajse nuk Xhelozojnë, sepse besimi është deçiziv

 Ndërsa të gjitha shenjat e horoskopit kanë momente xhelozie, për disa këto momente mund të zgjasin shumë dhe të bëhen dërrmuese. Për të tjerët, është një moment i shkurtër shqetësimesh dhe xhelozia zhduket shpejt. Ose, ata jan persona që, kur përballen me xhelozinë, tërhiqen dhe dalin menjëherë nga situata, duke refuzuar të përballen me të qenit ziliqar apo të pasigurt. 

Akrepi apo Virgjëresha, të cilat janë tmerrësisht ziliqare, mund të mësojnë shumë nga këto shenja që kanë një dhuratë të natyrshme për të pastruar ndjenjat e xhelozisë, ose kanë kufij të vërtetë e të fortë rreth sjelljeve të caktuara. Nëse sa u shkrua më sipër ju tingëllojnë të njohura, ka mundësi të jeni një nga shenjat që tenton të mos jetë xheloze në marrëdhënie.

Shigjetari

Nëse ka një karakter përcaktues të Shigjetarit, është se sa intensivisht e vlerësojnë lirinë dhe pavarësinë. Kjo është një shenjë që nuk dëshiron të ndihet e mbyllur ose e kufizuar në asnjë mënyrë. Mënyra e tyre e të menduarit është në thelb e papajtueshme me xhelozinë. Sigurisht, ata e ndjejnë atë, por për një kohë të shkurtër, dhe në fund të ditës respektojnë ndjenjat e tyre dhe e ndjejnë se xhelozia nuk bën për ta. Përveç kësaj, kjo është një shenjë që nuk nxitohet të përfshihet në marrëdhënje.

Ujori

Xhelozia nuk është diçka e rëndësishme për këtë shenjë të pandjeshme dhe të butë. Në raste të rralla, kur xhelozia ia bën 'lëmsh kokën', Ujorët priren t'i fshijnë shpejt nga mendja. Megjithatë, nëse për ndonjë arsye xhelozia vazhdon, si për shembull nëse ata kanë një partner që po përpiqet me qëllim që t'i bëjë xheloz, Ujorët thjesht do të shmangen. Kjo është një shenjë që nuk është e interesuar të mbizotërojë ose të sundojë partnerin, dhe mund t'u japë atyre liri për të bërë atë që duan. Nëse partnei kalon 'vijën e kuqe', atëherë Ujori do të largohet menjëherë nga marrëdhënia. E vetmja gjë që Ujorët kanë frikë më shumë sesa pabesia, është përgjegjësia e mbajtjes së sekreteve për partnerin e tyre.

Peshqit

Kjo është një shenjë që vërtet e vlerëson dashurinë dhe dëshiron tradicionalen, romancën e vjetër shkollore. Ndajnë shumë tipare të përbashkëta me Gaforren kur bien në dashuri, në atë që duan përkushtim dhe siguri në marrëdhëniet e tyre. Megjithatë, ndryshe nga miqtë e tyre peshq me guackë), Peshqit nuk besojnë në lidhjet shumë të ngushta dhe më të forta për ata që duan, por më tepër, preferojnë të respektojnë hapësirën e tyre dhe t'u japin atyre mjaft hapësirë ​​për të bredhur. Kjo për shkak se, në thelbin e tyre, të gjitha emocionet e Peshqve janë rrënjosur në ndjeshmërinë e tyre. Thjesht nuk mund të konsiderojnë ndjenjat e partnerit përpara ndjenjave të tyre. 
Previous Post Next Post