Muzeu “Ettore Archinti” prezanton ditën e shtunë 30 mars, ora 10:00, ekspozitën vetjake të artistit bashkëkohor me origjinë shqiptare Dritan Mardodaj. "Memento" një ekspozitë, ku trajtohet tema e memento mori dhe vanitetit.
Ekspozita përbëhet nga një korpus verprash të krijuara në periudha të ndryshme. Fotografi, readymades dhe instalacione do t’i japin formë një ekspozite tematike.Nëpërmjet një linguazhi personal dhe të kodifikuar, veprat duhet gjithashtu të "komunikojnë" edhe midis tyre, duke qenë në "simbiozë"; pasi sipas autorit veprat duhet të sugjerojnë kuptimin ose të vënë në dispozicion “mjetet” për të "lexuar" ose për të kuptuar një punim tjetër, të vendosur pranë, larg, anës, përpara, lart, poshtë, në mënyrë që të depërtojnë në mënyrën sa më efikase të mundshme në kokën apo në shpirtin e vizitorit. Për të krijuar efektin ose përshtypjen e përhumbjes, thelbësore në një ekspozitë të artit bashkëkohor.
I lindur në Tiranë, më 1983, prej vitesh në Itali, diplomohet në vitin 2011 në Trashëgiminë Kulturore në Universitetin e Parmës, dhe në vitin 2014 në Histori dhe Kritikë Arti në Universitetin Shtetëror të Milanos, Mardodaj ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe personale në Itali dhe Shqipëri.
Info rreth zhvillimit të eventit:
Dritan Mardodaj, MEMENTO
Museo Ettore Archinti, Via Pavia 28
E shtunë 30 dhe e dielë 31 mars 2019
orët: 10:00 - 12:00 | 17.00 - 19.00