Në gjirin e Katalonjës në Gjibraltar, shkencëtarët gjetën një sërë gjurmësh që tregojnë se si kafshët ekzotike jetonin së bashku. Gjurmët e zbuluara, të cilat besohet se datojnë 29.000 vjet më parë, përfshijnë shenja të lëna nga dreri i kuq, 'ibex', demat, leopardët dhe elefantët dhëmbë-drejtë.
Megjithatë, krahas këtyre ekzistojnë edhe një sërë gjurmësh të cilat u përkisnin njerëzve të hershëm ose neandertalëve, konfirmojnë kërkuesit nga Muzeu Kombëtar i Gjibraltarit së bashku me kolegë nga Spanja, Portugalia dhe Japonia.Duke analizuar gjurmët e paraardhësit tonë, ekspertët kanë përcaktuar se neandertali ishte 106-126 cm i gjatë, sipas hulumtimit të botuar në revistën 'Quaternary Science Reviews'.
Nëse janë gjurmë neandertalësh, atëhere ky është kushurir ynë i dytë i zbuluar në Evropë, krahas të parit që gjenden në Shpellën e Vartop në Rumani.
Gjibraltari besohet të jetë vendi i fundit që jetonin neandertalët para se të zhdukeshin rreth 25,000 vjet më parë.