Ilustrim |
Enët e gjakut janë jetike për funksionimin normal të organizmit, duke transportuar oksigjenin dhe ushqyesit kryesorë në të gjithë trupin dhe çdo organ.
Qëllon që enët e gjakut të bllokohen apo ngushtohen për arsye të ndryshme, ku faktorët më kryesorë janë duhanpirja, alkoli, ushqimi, prirja gjenetike dhe stili i jetesës. Kjo përbën nisjen e sëmundjeve të zemrës, ose arterioskerozën, e cila është përgjegjëse për një sërë sëmundjesh.Duhet të theksuar se sëmundjet kardiovaskulare janë rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe përbëjnë shkakun kryesorë të vdekjeve në vend.
Ndaj këshillohet të kihet kujdes në faktorët që ne kemi në dorë, përfshir ushqimin. Pasur parasyshë që përdorimi i pesticideve, herbicideve dhe hormoneve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, gjë që ja redukton vlerat frutave dhe zarzavateve dhe kryesisht atyre që rriten jo në stinën e tyre natyrale. Kështu, ekspertët sugjerojnë lloje të ndryshme ushqimesh të shëndetshme, të stinës, që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.
Agrumet
Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq.
Agrumet gjenden në treg gjatë gjithë vitit.
Mollët
Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%.
Antioksidantët tek molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut.
Mollët gjenden në treg gjatë vitit.
Spinaqi
Një racion me spinaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut.
Spinaqi gjendet në treg nga periudha janar – maj dhe shtator-dhjetor.
Peshku
Salmoni, peshku ton, skumbria dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën.
Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët.
Arrorët
Arrat dhe bajamet janë veçanërisht mirëbërës për zemrën.
Ato janë të pasur me fibër, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.
Shalqini
Amino acidet tek shalqini pastrojnë enët dhe ulin tensionin e gjakut.
Ekspertët sugjerojnë se zhbllokimi dhe pastrimi i enëve të gjakut kërkon kohë, por ngrënia e ushqimeve të lartpërmendura e përshpejton këtë proces.
Shalqini e ka periudhën nga muaji korrik deri në muajin shtator.
Avokado
Avokado është e pasur në fibër, vitamina, proteina dhe minerale.
Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut.
Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin e keq me nga 11 deri në 22%.
Avokado gjendet në treg gjatë gjithë vitit.
Shega
Shega është ndër frutat më të mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Dobitë dhe vetit e shegës nuk kanë nevojë për koment.
Shega e freskët mund të konsumohet në nëntor dhe deri në fillim të shkurtit.