Si e mban Sekretin secila Shenjë e Horoskopit?

Si e mban Sekretin secila Shenjë e Horoskopit?
 Ilustrim

 Ndonjëherë kemi nevojë për më shumë sesa instinktet tona për të kuptuar nëse dikush është i talentuar në mbajtjen e sekreteve. Dhe në sajë të yjeve, mund të përftojmë një ide më të mirë të shenjave "sekrete" të zodiakut, si dhe atyre që nuk i mbajnë dot sekretet.

Disa shenja e marrin sekretin me vehte në varrin e tyre. Është inkurajusese të dish se gjithçka që thoni do të mbetet mes jush.

Pastaj ka shenja që duket se nuk e kanë konceptin mbi rëndësinë e mbajtjes së një sekreti. Sapo u tregoni diçka në mirëbesim, ata do e pasojnë tek të tjerët. Mund të jetë shumë shqetësuese për të dëgjuar nga një palë e tretë që sekretet tuaja janë zbuluar dhe se është tepër vonë për të kontrolluar dëmet e shkaktuara.

Ka edhe disa shenja që janë në mes. Për ta, mbajtja e një sekrete varet nga rrethanat. Nëse e kuptojnë se do të dëmtonin personin, mund të jenë më të matur. Por nëse mendojnë se sekreti nuk është ndonjë gjë e madhe, nuk do hezitojnë t'u tregojnë të gjithëve me të cilët kanë kontakt.

DASHI (21 mars - 19 prill)
Si e mban Dashi sekretin? Duke mos ditur asnjë sekret. Nuk është se Deshët nuk janë të sinqertë dhe duan të tregojë sekretet e secilit, por kanë shumë pak kontroll të impulseve dhe është e mundur që një sekret të dalë nga goja e tyre më parë se të jenë të vetëdijshëm për atë që po thonë.

Në përgjithësi, Deshët nuk kanë shumë sekrete të tyre dhe mendojnë se është shumë më mirë që gjërat të thuhen. Nuk kanë shumë ndjeshmëri për ata që kanë shumë sekrete.

DEMI (20 prill - 20 maj)
Demi është i 'madh' në mbajtjen e sekreteve, ndoshta për shkak se ka një kod nderi të pashprehur kur bëhet fjalë për ruajtjen e sekretit dhe i marrin shumë seriozisht sekretet. Ashtu si me çdo gjë, sapo Demi e bën në mendjen për të mbajtur një sekret, do heshtin me kokëfortësi në çdo situatë.

Vendosmëria e tyre për të mbajtur heshtjen për sekretet është e pathyeshme dhe nuk dobësohet me kalimin e kohës. Demi do të jetë po aq i mbyllur për një sekret që ka kaluar vitin, njëjtë si me informacionet e reja.

BINJAKËT (21 maj - 20 qershor)
Binjakët e kanë të vështirë të mbajnë sekrete; ndërkohë që mund të kenë qëllim në vetvete mbajtjen e një sekreti, zakonisht do ta tregojnë.

Janë të ndershëm në lidhje me mungesën e aftësive të mbajtjes së sekreteve dhe do t'u tregojnë njerëzve se, sa i përket informacionit konfidencial, ata nuk mund të jenë përgjegjës.

GAFORRJA (21 qershor - 22 korrik)
Gaforret janë të ndjeshme dhe gjithmonë do përpiqen të gjejnë një kraharor të dikujt për t'u mbështetur në mënyrë që të qajnë, por mbajtja e sekreteve mund të jetë sfiduese për ta, kryesisht kur janë në gjendje jo emocionale jo stabël.

Nëse ndajnë ndjenjat e tyre, gjëra të tjera që duhet të mbahen sekrete - siç janë sekretet e tyre dhe sekretet e të tjerëve - mund të dalin befasisht në sipërfaqe. E vërteta është se nuk do e durojnë presionin për të mbajtur një sekret sepse kjo i streson ata.

LUANI (23 korrik - 22 gusht)
Luani e kupton rëndësinë e mbajtjes së sekreteve. Nuk duan të jenë të tunduar për të ndarë një sekret, kështu që do të ndryshojnë temën e bisedës nëse nevojitet.

Luanët janë të ndershëm dhe mendojnë se thashethemet ose duke u thënë diçka që dikush u tha atyre në mirëbesim, është joetike dhe e papërgjegjshme që të thuhet, dhe se sjellja të tilla janë të papranueshme. Mos i pyesni, sepse Luani nuk do tregojë.

VIRGJËRESHA (23 gusht - 22 shtator)
Virgjëreshat mbajnë sekrete, veçanërisht ato të tyre. Megjithatë, edhe pse Virgjëresha do të mbajë një sekret, gjithashtu do të shfrytëzojnë rastin për të parë nëse ka ndonjë gjë që mund të bëjnë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit ose lehtësimin e situatës.

Kur ju i tregoni një sekret një Virgjëreshe, sekreti juaj mund të bëhet projekti i sugjerimeve të tyre. Nëse keni tradhtuar partnerin, kërkoni këshilla nga Virgjëresha, dhe do keni një listë të gjërave që mund të bëni për të përmirësuar marrëdhënien.

PESHORJA (23 shtator - 22 tetor)
Mënyra më e mirë për Peshoren për të mbajtur një sekret është që të pyesin mbajtësin e sekretit nëse mund t'ia tregojnë një personi tjetër. Nëse po, kjo e ndihmon Peshoren për të lehtësuar barrën e mbajtjes së sekretit. Nëse kjo nuk funksionon, ndoshta Peshorja ka nevojë të ketë një 'datë skadimi' të sekretit, dhe më pas do ta tregonte për të treguar fshehtësinë.

Nëse këto gjëra nuk janë të mundshme, kjo do të varet nga serioziteti i sekretit. Nëse sekreti është ndryshim i jetës dhe mund të shkaktojë dhimbje, Peshorja nuk do tregojë, por nëse nuk është punë e madhe, nuk ka asnjë garanci se Peshorja nuk do ta ndajë sekretin.

AKREPI (23 tetor - 21 nëntor)
Akrepët janë zotërit e mbajtjes së sekreteve, veçanërisht të tyre. Në fakt, Akrepët nuk janë të prirur për të zbuluar sekretet e tyre ose sekretet e të tjerëve.

Kjo nuk do të thotë se një Akrep manipulues mund të mos përdorë njohuritë e tij të fshehta si një mënyrë për të kontrolluar dikë tjetër, por nuk janë thashethemexhinj dhe nxjerrja e sekreteve të dikujt nuk u jep atyre ndonjë kënaqësi.

SHIGJETARI (22 nëntor - 21 dhjetor)
Shigjetarët nuk janë sekretmbajtësit më të mirë. Mund të kenë qëllime të mira, por kanë tendencë të nxjerrin në shesh, disa nga ato gjëra që u janë thënë me besim të rreptë. Shigjetarët nuk kanë një shumëllojshmëri të taktit ose diskrecionit.

Madje as që mund ta kuptojnë se po flasin për diçka që nuk duhet, dhe sapo të fillojnë, goja e tyre nuk ka të ndalur. Do ndjehen keq pasi e kanë treguar sekretin, por kjo nuk ndikon shumë që të mendohen më mirë herën tjetër.

BRICJAPI (22 dhjetor - 19 janar)
Një Bricjapi është modeli i dikujt të besueshëm dhe të matur. Nëse i tregoni një sekret një Bricjapi, të siguroheni që do mbetet i mbyllur në mënyrë të sigurtë brenda tyre përgjithmonë. Janë shumë të disiplinuar, kështu që kanë aftësi të vendosur për të  mos folur për çështje që nuk kanë të drejtë për të folur rreth.

Nuk do bëjnë thashetheme ose nuk do të tregojnë ndonjë sekret në mënyrë që të duken më interesant në një parti. Bricjapët janë të mençur dhe nuk duan të merren me ndonjë nga pasojat e pakëndshme që mund të gjenerohen nga mosmbajtja e sekretit. 

UJORI (20 Janar - 18 Shkurt)
Nuk është se Ujorët kanë qëllime të keqija dhe duan të përhapin thashetheme e të zbulojnë sekretet e njerëzve, por ndoshta kanë humbur pjesën kur u është thënë se diçka ishte konfidenciale dhe nuk duhet të përsëritet. Në një moment, sekreti mund të shfaqet në trurin e tyre, dhe pa marrë parasysh pasojat, Ujori do të tregojë një sekret, ose dy.

Kur thirren për të treguar se përse e zbuluan sekretin, do ta kthejnë situanën me kreativitet duke treguar se përse ishte aq e rëndësishme që sekreti të thuhej, në mënyrë që bartësi i sekretit të mund të shërohej nga kjo gjë, gjë që mund të jetë ose jo e vërtetë, por që do tingëllojë mirë.

PESHQIT (19 shkurt - 20 mars)
Peshqit kanë një dhunti të njohjes së sekreteve para se t'ua tregoni - janë tepër intuitiv. Peshqit janë shumë të sjellshëm dhe kurrë nuk do të duan të dëmtojnë dikë duke zbuluar sekretet e tyre.

Tentojnë të kanalizojnë sekretet e tyre në artin e tyre, ose mund të shkruajnë sekretin në një letër dhe pastaj ta djegin letrën që mbante sekretin. Nëse u kërkohet për një sekrete, do të luajnë memecin dhe do veprojnë sikur të mos kenë ndonjë çelës për ndonjë sekret./Oculus News
Previous Post Next Post