Shumë vizionarë të hapësirës duan të shpojnë asteroidat me mina. Por shpimi në mikrogravitet është i vështirë, sepse ushtrimi i forcës në një asteroid të largon nga ai dhe dobëson forcën.
Kjo frymëzoi një ide 'të largët' tek shkencëtarët e Universitetit të Vjenës: për ta kthyer një asteroid në një stacion hapësinor dhe minuar atë nga brenda, sipas New Scientist.Lloji më i mirë i asteroidit për të ndërtuar një stacion hapësinor brenda do të ishte prej shkëmbit solid dhe të rrotullohej për disa herë në minutë, sipas hulumtimit të shkencëtarëve të Vienës, botuar paraprakisht në serverin ArXiv në dhjetor. Ideja është se do të siguronte forcë të mjaftueshme centrifugale për t'i lënë minatorët e hapësirës të punojnë.
"Nëse gjejmë një asteroid që është mjaft i qëndrueshëm, mund të mos kemi nevojë për këto mure prej alumini ose diçka, mund të jemi në gjendje ta përdorim të gjithë asteroidin si një stacion hapësinor", tha Thomas Maindl, një nga shkencëtarët që ka punuar në këtë hulumtim.
Ndoshta një ditë
Pyetja është: Nëse gërmimi i një tuneli për të vendosur stacionin brenda një asteroidi, do ta dobësonte atë deri në pikën që shkëmbi të shqyej vetvetiu? A do të mund të ndalohej rrotullimi ndërsa minatorët punojnë e gërmojnë?
"Kufiri midis shkencës dhe shkencës 'fiction' këtu është si një lloj 'përzierje, tha Maindl për New Scientist.
"Mendoj se duhen së paku 20 vjet përpara se të ndodhë ndonjë shpim i ndonjë asteroidi për të ndërtuar ndonjë stacion hapësinor".