Sa 'pompa' mund të bëni? Kjo parashikon rreziqet e Problemeve me Zemrën

Sa 'pompa' mund të bëni? Kjo parashikon rreziqet e Problemeve me Zemrën
 

 Shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur një provë të thjeshtë dhe praktike për të parashikuar shëndetin e zemrës së njerëzve dhe predispozitat për infarkt kardiak.

Në një studim të ri të udhëhequr nga Universiteti i Harvardit, studiuesit zbuluan se aftësia e meshkujve për të bërë më shumë se 40 'pompa' ishte e lidhur me nivel më të ulët rreziku të problemeve serioze të zemrës, raporton Science Alert.

"Gjetjet tona ofrojnë dëshmi se kapaciteti i 'shtytjes' apo pompave mund të jetë një metodë e thjeshtë, pa kosto për të ndihmuar në vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në pothuajse çdo mjedis", thotë Justin Yang nga Harvard T.H. Chan nga Shkolla e Shëndetit Publik, SHBA.

"Çuditërisht, kapaciteti i pompave ishte më i lidhur me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sesa rezultatet e testeve të testit të 'biçikletës."

Natyrisht, aftësia për të bërë 40 shtytje rresht është në përgjithësi tregues për një nivel të lartë shëndetit fizik - veçanërisht në mesin e meshkujve të moshës së mesme, grupi i cili u mor në studim.

Pra, këtu nuk është lajm se të qenit fizikisht mirë, e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare - siç janë sulmet në zemër dhe zhvillimi i sëmundjes së arteries koronare.

Sa 'pompa' mund të bëni? Kjo parashikon rreziqet e Problemeve me Zemrën

Por ajo që është e re dhe e dobishme këtu është aftësia për të parashikuar këto lloje të problemeve shëndetësore me një test të tillë të thjeshtë dhe universal - dhe me atë që duket të ketë saktësi më e madhe se pajisjet e shtrenjta, siç janë biçikletat.

Jo se rezultatet që kemi tani vlejnë  domosdoshmërisht për të gjithë. Në studim, Yang dhe ekipi i tij kanë studiuar një grup relativisht të pranueshëm: 1,104 zjarrfikës aktiv meshkuj, me një moshë mesatare prej 39,6 në fillim të studimit. Këta pjesëmarrës u vëzhguan gjatë një dekade.

Gjatë studimit 10-vjeçar, 37 prej këtyre meshkujve kanë përjetuar probleme, të tilla si pushimi i zemrës, vdekja e papritur kardiake ose marrja e një diagnoze të sëmundjes së arteries koronare.

Ajo që është interesante, është se të gjithë këta 37 burra, përveç një pjesëmarrësi, nuk ishin në gjendje të plotësonin mbi shtytje (pompa) në testin fizik në fillim të studimit.

Në përgjithësi, ekipi vërejti rreziqe më të ulëta të problemeve me zemrën në të gjitha grupet me kapacitet të lartë të bërjes së pompave, por nëse mund të bënit mbi 40 pompa, rezultatet ju vënë në një pozitë shumë të shëndetshëm krahasuar me ata që kanë kapacitet të ulët.

"Pjesëmarrësit e aftë për të përfunduar më shumë se 40 pompa kishin një reduktim prej 96 për qind të aksidenteve me zemrën, krahasim me ata që bënin më pak se 10 push-up", shkruajnë autorët në artikullin e tyre.

Vlen të përmendet këtu se zjarrfikësit meshkuj nuk janë përfaqësues të segmenteve të tjera të shoqërisë në tërësi, kështu që rezultatet e e tanishme këtu nuk do të riprodhohen domosdoshmërisht në njerëz të tjerë.

"Testimi i pompave nuk kërkon pajisje të posaçme, është me kosto të ulët ose pa kosto, mund të kryhet lehtësisht në pothuajse çdo mjedis brenda 2 minutash, dhe siguron një vlerësim objektiv të statusit funksional", shpjegojnë autorët.

"Është një matje sasiore që kuptohet lehtësisht nga klinicisti dhe pacienti".

"Kapaciteti i shtytjes është pozitivisht i ndërlidhur me aftësinë aerobike dhe fizike", tha autori kryesorë i studimit, Stefanos Kales.

"Këto lloje të shënuesve objektivë janë në përgjithësi parashikues të mirë të vdekshmërisë".
Previous Post Next Post