Nga Remi Blunemfeld |
Sigmund Frojd thuhet se ka besuar se, nëse i duhej të zgjedhte mes një pacienti të pasur dhe një pacienti të varfër, ai do zgjidhte të pasurin, gjithmonë. Pse? Sepse pacienti i pasur e di tashmë, se paratë nuk janë përgjigjja e problemeve të tij.
Ata mes nesh, të cilët janë më pak të ndriçuar, imagjinojnë ende se nëse do të kishim në pronësi një avion, një jaht, një garazh me makina, gjashtë shtëpi me 150 punëtorë për t'i shërbyer, do t'i kishin më të larta nivelet e kënaqësisë.Kjo është arsyeja pse ishte aq ndriçuese për mua që të përfshihesha si producent ekzekutiv i serisë televizive "Kush do bëhej miliarder". Duke folur për miljarderët dhe njerëzit që i mbështesin ato, kjo sfidoi tërësisht çdo paragjykim që mund të kisha pasur që Milionat = Kënaqësi.
Ndërsa miliarderi Uaren Bafet shpalli se: 'Paraja nuk mund të blejë lumturinë, por sigurisht që do të të sjellë më shumë kujtime të mira.
Në punën time kam gjetur shumë dëshmi anekdotike se super të pasurit nuk janë super të lumtur dhe disa studime të mirënjohura të këtij grupi nga Qendra e Kolegjit Boston për Pasurinë dhe Filantropinë i përkrahin gjetjet e mia. Studimet e Bostonit kanë gjetur vazhdimisht që një pjesë e të anketuarve të jenë përgjithësisht të pakënaqur, fati i madh i të cilëve ka kontribuar në ankthet e thella që përfshijnë dashurinë, punën dhe familjen. Ata janë shpesh edhe të pakënaqur me fatit e tyre.
Pra, vetëm në rast se herë pas here bini në grackën e imagjinatës që cilësia e jetës tuaj mund të përmirësohet me injektimin e miliardave, këtu keni 10 arsye të qarta përse ju nuk do ishit më mirë nëse do të kishit qenë miljarder.
1. Praktikisht do shqetësoheni më shumë për Paratë
Duket sikur njerëzit e vetëm që shqetësohen më shumë se të varfërit për paratë janë ata që janë jashtëzakonisht të pasur. Shqetësohen për humbjen e parasë, shqetësohen për mënyrën e investimit, shqetësohen për efektin që do të ketë. Ankthet vetëm sa shumëfishohen me zero prapa.
2. Nuk do ta dini kurrë se kush ishin miqtë tuaj të vërtetë
Miliarderët besojnë se ndjejnë se marrëdhëniet e tyre ndryshojnë nga..., dhe në disa raste bëhen kontingjent i pasurisë së tyre. "Filloj të pyes veten se sa njerëz që njohim do të na hiqnin qafe nëse nuk do merrnin diçka prej nesh," shkruan një i anketuar në sondazhin e Bostonit. Një tjetër i anketuar shtoi: "Shumë pak njerëz e dinë nivelin e pasurisë sime dhe nëse e dinë, në shumicën e rasteve unë besoj se kjo do të ndryshonte marrëdhënien tonë".
3. Shumë njerëz do t'ju përçmojnë ose do t'ju kenë zili
Sidomos nëse keni trashëguar pasurinë tuaj, shumë njerëz do t'ju përçmojnë ose do t'ju kenë zili. "Shpesh fjala 'i pasur' merr një kuptim negativ dhe përbuzës," Robert A. Keni, i cili është trajnuar si psikolog dhe është një nga arkitektët e sondazhit të Bostonit, thotë: "Ka një ritëm bushtrash. Kam qenë tek dhomat dhe kam parë njerëz që të ngrihen dhe thonë: 'Unë jam Bob Keni, dhe unë jam i pasur'. Dhe më pas ata shpërthyen në lot. "
4. Puna e strukturës që ju jep jeta nuk do ishte atje
Unë e di se shumë prej nesh ëndërrojnë të mos kenë nevojë të punojnë, por një jetë pa punë mund të bëhet lehtësisht pa qëllim. Përparimi përgjatë një rruge profesionale ose sipërmarrëse është se si ne shpesh e matim suksesin tonë. Pa punë, mund të jetë e vështirë të vlerësoni nëse koha juaj është shpenzuar mirë. "Klubi i fatit të spermës" (termi i Uaren Bafet për trashëgimtarët e pasurisë) shpesh nuk ka motivim për të arritur diçka në jetë ose për të shpëtuar nga hijet e prindërve të tyre.
5. Do të brengosesh më shumë (jo më pak) për fëmijët tuaj
Ndërkohë që shumë miliarderë shprehin lehtësim se edukimi i fëmijëve të tyre është i siguruar, shqetësohen shpesh se paratë do t'ia plaçkitin ambiciet. Duke pasur para, "kjo shton rrezikun që t'u japësh atyre një pamje të mbrapshtë të botës", shkruan një i anketuar. "Paraja mund t'i rrëmbejë ato, t'u japë një ndjesi të së drejtave, t'i pengojë të zhvillojnë një ndjenjë të fortë ndjeshmërie dhe dhembshurije." Disa shqetësohen se fëmijët e tyre do të bëhen shejtanët që nuk do bëjnë gjë tjetër veçse menaxhimit të fondeve - nëse trashëgimet e tyre janë shumë të mëdha.
6. Ju do krahasoni gjërat tuaja me të miljarderëve të tjerë
"Ata duan që jahti i tyre të jetë më i miri", thotë autori dhe gazetari Rashel Xhonson," dhe kjo u shkakton atyre dhimbje të madhe kur shohin një jaht të një tjetri, dhe është më i madh se i tyre.
7. Dhuratat do ta humbnin kuptimin e tyre
Imagjinoni një botë ku të gjitha dhuratat tuaja materiale u matën me koston e tyre. "Kjo ishte një dhuratë shumë e mirë, por vitin e kaluar ju më keni dhënë një makinë."
8. Do të zotëronit shumë prona, por do të humbisni një ndjenjë të 'shtëpisë'
Miliarderi mesatar zotëron një portofol ndërkombëtar prej gjashtë pronash: vendbanimi i tyre kryesor, shtëpi malore ose të skive, shtëpi plazhi ose shtëpi në bregded; shtëpi në fshat; shtëpi bazë në qytet; dhe një lloj prone historike. Në mënyrë të pashmangshme kjo shpesh do të thotë se ata tani nuk dinë se kujt t'i thonë "shtëpi".
"Unë mund të mendoj për një klient që ka prona të shumta", thotë Jane Urkart, drejtor i Akademisë së Londrës për Stafin e Shtëpisë. "Një në qytet ka një shërbëtor, një grua shtëpiake, një shofer, sigurisht që lulet janë të freskëta dhe shërbëtori siguron që të ketë akull në kovë dhe shoferi / kujdestari siguron që gjithçka po funksionon. Por që punëdhënësi nuk ka fjetur kurrë atje".
9. Dashuria e vërtetë do të ishte edhe më e vështirë për t'u gjetur
"Kur është fjala për dashuri dhe romancë, është një makth sepse ata kurrë nuk mund të besojnë me të vërtetë njeri," thotë Marim Balfur, trajnuese e njohur në marrëdhënjet dashurore. "Ata ndjejnë gjithnjë se mund të shfrytëzohen nga 'gërmuesit e arit' apo njerëzit që nuk mund të fillojnë si gërmues ari, por më vonë do bëhen të tillë".
"Nuk ndjej keqardhje për këtë, por karriera më e mirë për një grua është të martohet me një njeri të pasur pa paragjykime", - komenton avokati legjendar i divorceve Rajmond Tuth.
Në studimin e Kolegjit Boston, një nënë e pasur shkruan se ajo shqetësohet që burrat në jetën e vajzave të saj mund të ndihen 'të pafuqishëm' dhe se "roli i tyre si ofrues është uzurpuar".
Po të citosh Frojdin se 'Dashuria dhe puna janë dy gjërat që duhet të bëni në jetë', këto të dyja minohen nga pasuria e madhe.
10. Do të ndihesh se ke humbur të drejtën për t'u ankuar
Shumica e njerëzve lidhen përmes ankesave të tyre. Por miljarderët raportojnë sikur nbdjejnë që kanë humbur ndjenjën për t'u ankuar, nga frika se tingëllon si diçka e pakëndshme për ta.
Miliarderë, natyrisht, janë njerëz ashtu si ne të tjerët dhe problemet e tyre janë të njëjtat probleme me të cilat përballemi të gjithë, por në një shkallë më të madhe dhe më komplekse: Si të besojnë të tjerët, si të duan dhe të duhen, si të ndjehemi të vlefshëm dhe të çmuar, si të gjejnë një ndjenjë qëllimi që është përtej "të pasurit" dhe "të bërit". Ata kanë sasinë, por shpesh luftojnë me cilësinë e dëshirave të tyre më të thella.