Donald Trump dhe mjekët e Shtëpisë së Bardhë |
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha të enjten se Presidenti Trump "mbetet në shëndet shumë të mirë", edhe pse pesha e tij është më e madhe nga viti i kaluar dhe ai po merr një dozë më të lartë të ilaçeve për kolesterol.
Navy Cdr. Sean Conley, mjek i presidentit, të enjten nxorri më shumë informacione rreth analizave të Trump të kryera javën e kaluar në Qendrën Kombëtare Ushtarake 'Walter Reed'."Pas marrjes parasysh të të gjitha rezultateve laboratorike, ekzaminimeve dhe rekomandimeve të specialistëve, është vendosmëria ime që presidenti të mbetet në shëndet shumë të mirë", shkruante Conley në një përmbledhje të rezultateve.
Gjatësia e presidentit amerikan ishte shënuar 192 centimetra dhe pesha e tij ishte 110.223, nga 108.409 kilogram në janar 2018.
Indeksi i masës trupore të Trump është 30.4, duke e vendosur atë në kategorinë e obezit.
Trump e kishte kolesterolin 196 mg / dL, nga 223 vitin e kaluar. Por doza e tij e përditshme e ilaçit 'rosuvastatin' u rrit në 40 miligramë në ditë.
Conley tha se nuk kishte "zbulime të rëndësishme ose ndryshime për të raportuar për analizat e tij fizik, duke përfshirë sytë, veshët, hundën, gojën, dhëmbët / mishrat, zemrën, mushkëritë, lëkurën, gastrointestinalet dhe sistemet neurologjike".
Raporti nuk tregoi nëse Trump i'u nënshtrua një analize mbi njohuritë apo konjitive, siç i'a bëri vitin e kaluar në atë kohë në Shtëpinë e Bardhë, mjeku Ronny Jackson.
Jackson rekomandoi një plan diete dhe stërvitje për Trump vitin e kaluar, por një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN javën e kaluar se Trump pranon "ai nuk e ka ndjekur atë në mënyrë strikte".