Ngrënja e ushqimeve të Përpunuara përshpejton rrezikun e Vdekjes së Parakohshme

Ngrënja e ushqimeve të Përpunuara përshpejton rrezikun e Vdekjes së Parakohshme
Ilustrim

 Ushqimet e përpunuara e përshpejtojnë vdekshmërinë, sipas hulumtimeve të reja nga Franca: Ne përballemi me një rrezik 14% më të lartë të vdekjes së hershme me çdo 10% të rritjes së konsumit të ushqimeve të përpunuara.

"Ushqimet e përpunuara prodhohen industrialisht nga përbërës të shumëfishtë që zakonisht përfshijnë aditivë të përdorur për qëllime teknologjike dhe / ose kozmetike", shkruan autorët e studimit, të botuar të hënën në revistën JAMA Internal Medicine, raporton BBC

"Ushqimet e përpunuara kryesisht konsumohen në formën e 'snacks', ose të gatshëm," dhe konsumi i tyre "është rritur në masë të madhe gjatë dekadave të fundit".

Kjo prirje mund të sjellë një rritje të vdekjeve të hershme për shkak të sëmundjeve kronike, duke përfshirë kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare, thonë ata.

Në Shtetet e Bashkuara, 61% e dietës së përgjithshme të një të rrituri vjen nga ushqime të përpunuara, në Kanada, është 62%, dhe në Mbretërinë e Bashkuar, 63%,  zbuloi një studim i fundit. Megjithatë, hulumtimi thekson gjithashtu se ushqimet e përpunuara mund të çojë në obezitet, presion të lartë të gjakut dhe kancer, thonë autorët e studimit.

Për të kuptuar marrëdhëniet midis ushqimeve të përpunuara dhe rrezikut të një vdekjeje të hershme, studiuesit kërkuan ndihmën e 44,551 të rriturve francezë mbi 45 vjeç, për dy vjet. Mosha mesatare e tyre ishte 57 vjeç dhe gati 73% e pjesëmarrësve ishin gra. Të gjitha raportonin të dhënat e tyre dietike gjatë 24-orëve çdo gjashtë muaj, po ashtu plotësimin e pyetësorëve për shëndetin e tyre (duke përfshirë indeksin e masës trupore dhe matjet e tjera), aktivitetet fizike dhe sociodemografika.

Studiuesit llogaritën marrjen e përgjithshme të dietave të çdo pjesëmarrësi dhe konsumimin e ushqimeve të përpunuara.
Ushqimet e përpunuara përbënin më shumë se 14% të peshës së konsumit total të konsumuar dhe rreth 29% të totalit të kalorive. Konsumi i ushqimit të përpunuar lidhej me moshën më të re, të ardhura më të ulëta, nivel më të ulët arsimor, indeks të lartë të masës trupore dhe aktivitet të pakët fizik.

Gjatë periudhës së studimit, 602 pjesëmarrës vdiqën. Pas përshtatjes së faktorëve ndikues, të tillë si pirja e duhanit, studiuesit llogaritën një rrezik 14% më të lartë të vdekjes së hershme për çdo rritje 10% në dietë të ushqimeve të përpunuara. 

Studime të mëtejshme nevojiten për të konfirmuar këto rezultate, thonë autorët. Megjithatë, ata spekulojnë se aditivët, ambalazhet (kimikatet në ushqim gjatë ruajtjes) dhe vetë përpunimi, duke përfshirë përpunimin me temperaturë të lartë, mund të jenë faktorët që ndikojnë negativisht në shëndet.
Previous Post Next Post