Pinna-Brelstaff |
Afrojeni kokën drejt këtyre unazave me pika duke u fiksuar tek pika e zezë në mes, dhe rrathët do të duken sikur nisin e lëvizin në drejtim të akrepave të orës. Tërhiqeni kokën sërish mbrapsht aty ku e kishit, dhe doi duket sikur rrathët lëvizin në drejtim të kundërt. Ky është iluzioni i "Pinna-Brelstaff" - dhe sapo është zbuluar. Kjo duket se ndodh për shkak të vonesës së komunikimit mes rajoneve të trurit tonë dhe përpunimt të vizionit.
"Është njëjtë sikur jeni në një 'parti' ku po dëgjoni një zë në mesin e shumë zhurmave", thotë Ian Max Andolina e Akademisë Kineze të Shkencave në Shangai. "Lëvizja fizike është si zhurma e sfondit dhe iluzioni është zëri i një zhurme që duhet të zgjedhësh. Duhet pak më shumë kohë për ta bërë këtë."
Andolina dhe kolegët e saj trajnuan dy majmunë të llojit 'macaques' për të treguar nëse ato panë ndonjë rotacion të imazheve që ishin praktikisht në lëvizje. Pastaj atyre i'u tregua iluzioni Pinna-Brelstaff, dhe zbuluan se majmunët e perceptojnë lëvizjen iluzore njëjtë me nëntë vëzhguesit njerëzorë.
Këto lloj majmunësh u përdorën për shkak se ata kanë një sistem të ngjashëm të përpunimit të vizionit si njerëzit. Në këtë eksperiment majmunët kishin elektroda në trurin e tyre, duke u mundësuar studiuesve të shihnin saktësisht se si e përpunonin iluzionin optik.
Ekipi gjeti një vonesë 15-milisekondëshe midis aktivitetit të neuroneve që perceptojnë lëvizjen globale - në këtë rast iluzionin se të gjithë grupet e linjave apo rrathët po lëvizin - dhe atyre që perceptojnë lëvizjen lokale, në këtë rast sikur nuk ka lëvizje.
Truri ynë ndoshta ka të njëjtën vonesë, e cila mund të duket si një gabim, thotë Andolina, por në fakt është po aq efikas. Kur shohim diçka, truri përpiqet të mendojë shpejt se çfarë është. Normalisht, kjo hamendje është shumë e saktë sepse rregullat fizike të mjedisit zakonisht janë të qëndrueshme. Këtu, truri është duke përdorur një shkurtore, duke zëvendësuar lëvizjen e dukshme për lëvizjen aktuale.
"Ndërsa lëvizni kokën tuaj afër dhe larg imazhit, mënyra se si këto elementë rrëshqasin në retinë tuaj, do të jetë dy drejtime lëvizje: një zgjerim i jashtëm, por edhe rotacioni i shkaktuar nga fakti që buza është e pjerrët", thotë Paul Azzopardi i Universitetit të Oksfordit.
"Kjo është e ndryshme nga diçka që vetëm rrotullohet ose thjesht zgjerohet, prandaj mund të prisni që kjo të marrë pak më shumë kohë për të parë se çfarë po thotë lëvizja."