Hulumtuesit kanë bërë një hap përpara në kërkimin e një pilule që mund të rikuperojë funksionet e trurit të humbura përmes goditjeve, lëndimeve të trurit dhe sëmundjeve si Alzheimer, etj.
Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë (Penn State) në State College i shndërruan "qelizat gliale" në neurone funksionale duke përdorur një kombinim të vetëm katër molekulave të vogla.Qelizat gliale, ndër të tjera, mund të mbështesin dhe mbrojnë neuronet, të cilat janë qeliza që kryejnë funksionet mendore të trurit.
Në një studim të ri publikuar në revistën Stem Cell Reports, studiuesit përshkruajnë se si neuronet e tyre të konvertuara mbijetuan për më shumë se 7 muaj në kulturat laboratorike.
Neuronet e reja treguan gjithashtu një aftësi për të punuar si qelizat normale të trurit. Formuan rrjete dhe komunikuan me njëra-tjetrën duke përdorur sinjale elektrike dhe kimike.
Qelizat Glial Riprodhohen pas Lëndimit
Autori kryesorë i studimit Gong Chen, i cili është profesor i biologjisë në Penn State, shpjegon se neuronet nuk rigjenerohen kur indet e trurit dëmtohen.
"Në kontrast," shton ai, "qelizat gliale, të cilat mblidhen rreth indeve të dëmtuara të trurit, mund të shtohen pas lëndimit të trurit".
Në studimin e tyre, ai dhe ekipi i tij shpjegojnë se si qelizat gliale formojnë shtresa që mbrojnë neuronet nga dëmtimet e mëtejshme.