Ilustrime, Oculus News |
Një filxhan kafeje në mëngjes mund të mos jetë ide e mirë për disa njerëz, madje mund të jetë fatale.
Hulumtime Epidemiologjike në SHBA sugjerojnë se kafeja mund të shkaktojë sulm në zemër brenda një ore pasi është konsumuar, tek disa njerëz.Mund të ngushëllohemi paksa nga gjetjet pasi rreziku ishte më i lartë tgek konsumuesit e lehtë të kafesë (ata që konsumonin deri në një filxhan në ditë).
Për këta njerëz, rreziku i goditjes në zemër u rrit me katër herë më shumë.
Studimet treguan se njerëzit jo aktivë dhe ata me faktorë të tjerë të rrezikut të sëmrës ishin gjithashtu në rrezik më të madh për të patur sulm në zemër pas pirjes së një kafeje.
Si rezultat i këtyre gjetjeve, "njerëzit me rrezik të lartë për një sulm në zemër, të cilët janë konsumues të rregullta ose rastësorë të kafesë, mund të konsiderojnë ta eliminojnë krejtësisht kafenë", thotë studiuesi Ana Baylin, një bashkëpunëtor kërkimor në Universitetin Brown të Mjekësisë në Providence, RI, një njoftim për shtyp.
Baylin, i cili punon në departamentin e të ushqyerit në Brown, shton se për këta individë, një filxhan kafe mund të jetë vdekjeprurëse.
Baylin dhe kolegët sugjerojnë se kafeina shkakton rritje afatshkurtër të presionit të gjakut dhe aktivitetit nervor simpatik që mund të shkaktojnë një sulm në zemër.
Në lidhje me sëmundjet e tjera, studimet e mëparshme kanë treguar se pirja e kafesë mund të ulë rrezikut për sëmundjen e Parkinsonit, diabetin dhe llojet e caktuara të kancerit.
Rreziku është më i madh për ata që e konsumojnë më pak kafenë
Në studimin e ri, pirja e moderuar e kafesë (ata që konsumonin dy ose tre filxhana në ditë) e rrisin rrezikun e tyre për të patur një sulm në zemër me 60%, ke konsumin e një filxhani kafe.
Ndërsa ata që konsumojnë një kafe në ditë apo në dy ditë, e rrisin rrezikun e sulmit në zemër me më shumë se katër herë me një filxhan, sipas studimit. Pak efekt u pa tek konsumuesit e rëndë të kafesë (ata që pinin katër ose më shumë gota në ditë). Për më tepër, konsumuesit e rregullt të kafesë që janë të rrezikuar me sëmundjen e zemrës, rreziku i zemrës më shumë se dyfishohet pasi konsumojnë një filxhan kafe.
Studimi i ri u bazua në 503 raste të sulmeve të zemrës në Kosta Rika.
Studiuesit i pyetën pjesëmarrësit për konsumin e kafesë në orët dhe ditët para se të kishin pësuar një goditje në zemër.
Megjithëse studimi u krye në Kosta Rika, studiuesit thonë se rezultatet janë relevante për të gjithë botën, sepse zakonet e kafesë janë të ngjashme.
"Për njerëzit me faktorë të rrezikut të shumëfishtë për një sulm në zemër dhe ata që kanë një mënyrë jetese sedentare, një filxhan kafe mund të jetë goditja përfundimtare", thotë Ahmed El-Sohemy, PhD, asistent profesor i të ushqyerit në Universitetin e Torontos në Toronto, Kanada.
"Duhet të synojmë të heqim disa nga këta faktorë të njohur të rrezikut për zemrën dhe të kemi një mënyrë jetese më aktive," thotë ai.
"Për ata njerëz që nuk janë konsumatorë të rregullt dhe kanë faktorë të tjerë të rrezikut, marrja e kafeinës është ndoshta një goditje e re në sistemin e tyre", shpjegon ai.
"Ne e dimë se kafeina shkakton rritje të përkohëshme të presionit të gjakut, kështu që ata që nuk janë konsumatorë të rregullt, nuk janë mësuar me të, dhe për ata me një zemër të prekshme, kefeja që mund të jetë shkaktari kryesorë", thotë ai.
El-Sohemy njoftoi kohët e fundit se njerëzit që kanë një ndryshim gjenetik të lidhur me metabolizmin e ngadaltë të kafeinës, janë në një rrezik në rritje të një sulmi jo-fatal të zemrës kur konsumojnë kafe.
Gjetjet e tij u publikuan në 8 mars, 2006, në JAMA, Journal of the American Medical Association./Oculus News