Sapioseksualiteti: përse disa njerëz Joshen Seksualisht nga Inteligjenca

 Një sapioseksual përkufizohet si: "Dikush, të cilit i duket inteligjenca si elementi më joshës seksualisht. Në fakt inteligjenca është vërtetë joshëse, dhe ekziston një bazë shkencore për këtë. 

Sapioseksual (e) - një person që joshet seksualisht nga inteligjenca e të tjerëve.


Sapioseksualiteti: përse disa njerëz Joshen Seksualisht nga Inteligjenca

Sipas Diana Rabb, Ph.D. në psikologjinë transpersonale: "Truri është organi më i madh seksual. Ata që e pranojnë se janë sapioseksualë, do thonë se joshen nga truri dhe se janë të prirur të ngacmohen nga pikëpamjet e të tjerëve. Për sapioseksualët paraloja seksuale mund të jetë një diskutim filozofik ose politik, sepse kjo është ajo që i zgjon ata.

Një sapioseksual joshet nga shumë elemente por inteligjenca është më e rëndësishmja. Një trajtë e përbashkët e sapioseksualëve është se ata kanë aftësi që ta identifikojnë menjëherë inteligjencën tek të tjerët, dhe kur e identifikojnë, nisin të joshen. Në fakt ekzistojnë me mijëra arsye se përse joshemi nga të tjerët, por kur joshemi nga truri, kjo konsiderohet diçka e habitshme në shoqërinë tonë.

Inteligjenca është më përmbushëse

Sigurisht që është diçka që duhet thënë, rreth të qenit joshës fizikisht - krahasuar me pamjen e jashtme, inteligjenca zgjat më shumë. Sapioseksualët e dinë mirë se një bashkëbisedim i mirë është shumë më përmbushës se një shikim lakuriq i partnerit. Shkencëtarët sugjerojnë një numër arsyesh që na çojnë drejt kuptimit të lidhjes mes inteligjencës dhe joshjes, kur vjenë puna tek të tjerët. Prandaj njerëzit inteligjent janë të prirur të jenë vetmitarë, dhe shumë përzgjedhës për atë person me të cilin vendosin të lidhen.

Sa më i lartë të jetë koeficienti i inteligjencës, aq më e lartë është edhe nxitja seksuale

Shitësi i lodrave seksuale për të rritur në SHBA "Lovehoney" raporton se ka një lidhje shumë të fuqishme mes inteligjencës dhe nxitjes seksuale. Bazuar në statistikat e shitjeve të tyre kuptohet fare mirë se njerëzit e zgjuar kanë më shumë nxitje seksuale. Por kjo nuk do të thotë se ata kryejnë më shumë marrëdhënje. 


Historia evolutive

Profesori Geoffrey Miller i Universitetit të New Mexco në SHBA testoi 4000 meshkuj për inteligjencën e tyre të përgjithshme dhe më pas u kërkoi një kampion sperme. Ajo që gjeti ishte se, meshkujt që morën pikë maksimale në testin e inteligjencës, kishin spermë më të shëndetshme. Miller beson se cilësia e trurit lidhet direkt me cilësinë e spermës. Ai shpjegon se "Trajta të tilla si gjuha, humori dhe inteligjenca, evolojnë tek të dy gjinitë, sepse janë joshëse seksualisht për të dy gjinitë."/Oculus News
Previous Post Next Post