Milingonat që dekorojnë shtëpitë me Kokat e Armiqve

 Prej të paktën 60 vjetësh shkencëtarët kanë ditur që një specie milingonash ngjyrë të kuqe në portokalli, e njohur si "formica archboldi", pëlqen ta dekororjë folenë me kokat e disa milingonave me nofulla si çengelë të njohura shkencërisht si "odondomakus".

Këto lloj milingonash janë të pajisura me nofulla të mëdha që mund të bëjnë pickime të dhimbshme. Këto nofulla kanë edhe disa veti karakteristike, si për shembull i ndihmojnë këto milingona të katapultohen kur përballen me rrezikun.

archboldi dhe koka odontomakusi
Archboldi dhe koka odontomakusi
Por sidoqoftë milingonat "archboldi" që gjenden në Florida dhe në rajonet përeth arrijnë që t'i mposthin këto milingona dhe t'ja këpusin kokën. Por si e bëjnë këtë?

"Diçka e habitshme ndodh këtu por asnjëri nuk ka vëzhguar me vëmendje deri tani," thotë Adrian Smith për National Geographic, studiues dhe biolog në Universitetin e Kalifornisë së Veriut.

Në një studim të ri të publikuar në Insectes Sociaux, Smith tregojë se si milingonat archboldi e nënshtrojnë prenë e tyre në mënyrë të shpejtë duke sprucuar me acid toksik.

Kjo është diçka interesante thotë Smith, pasi shumica e milingonave të kësaj familjeve posedojnë këtë lloj sprucatori toksik, por e përdorin si mënyra e fundit për t'u vetëmbrojtur. Ndërsa nga ana tjetër milingonat archboldi e përdorin për të sulmuar.

"Duken të gatshme për të luftuar." thotë Smith.

Asnjë nuk di me siguri se përse këto milingona janë predatorë kaq të suksesshëm, mbase ka të bëjë me një shtresë myshku të dylltë e prodhuar nga këto milingona që njihet si "cuticular hydrocarbons". Kur smithi i mblodhi këtë myshqe nga milingonat archboldi, gjeti se i ngjasonin milingonave nofullmëdha.

Është njëjtë sikur luani të avolojë duke nuhatur si zebra.

Logjika e thjeshtë na tregon se imitimi i myshkut të presë së tyre u jep këtyre milingonave disa avantazhe në luftë. Por deri tani Smith nuk ka parë ndonjë evidencë të kësaj.

odondomakus
Odondomakus
Por ai ka një hipotezë tjetër, një që përfshin një tjetër specie milingonash të kolonive të archboldi.

ËShtë e vështirë të tregojmë se sa të rëndësishme janë kimikatet për mushkonjat. Ndërsa kafshët kanë sy, milingonat bazohen tek era për të ndjekur shokët e folesë për të arritur tek ushqimi, të identifikojnë miqtë nga armiqtë dhe të mos ngatërrohen e të nxirren jashtë kolonisë.

Por disa milingona e përdorin myshkun e tyre si mjet manipulues.

"Është një lloj milingone që njihet si "Polyergus. Njihen ndryshe si milongonat rrëmbyese ose pirate." thotë Smith.

Sapo një milingonë mbretëreshë pirate identifikon një koloni milongoanash "formica" ose "gjuetarë kokash", futet vjedhurazi në këtë koloni, vret mbretëreshëm e tyre dhe më pas "lyen trupin me materiale të lëngshëm," thotë Smith. Pastaj përdor këtë myshk në trup që të mos diktohet ndërsa lëshon një tufë vezë. Çelja e këtyre vezëve do gjenerojë një gjeneratë punëtorësh, detyra e vetme e së cilëve do të jetë që të kapin sa më shumë milongona "formica".

Për shkak se piratët parazitojnë vetëm një specie të "formica", Sthim thotë se ka incentiva evolutive për formica që të ndryshojnë vazhdimisht profilet e myshkut të tyre për të nxjerrë jashtë loje milingonat pirate.

Në fakt kjo mund të jetë arsyeja se përse milongonat "pirate" kanë evoluar që të marrin erë si milongonat me nofulla të mëdha, të cilat nuk mund të parazitohen nga piratet, por këto të fundit hiqen si specie tjetër.

"Kam gjetur se "formica archboldi" mund të mposhtë dhe madje janë të specializuara në milingonat e mëdha të kurthit", thotë Andy Suarez, një entomolog në Universitetin e Ilinoisit në Urbana-Champaign. 

"Nënshtrimi i milingonave nofullmëdha me myshkun acidik duket si diçka nga një film i Piter Xhekson."/Oculus News
Previous Post Next Post