Burrë i varrosur i mbuluar me dollarë |
Një nëpunës civil në Uganda e udhëzoi gruan e tij që ta varrosë atë me një sasi parash prej 6 milionë shilling (1600 dollarë).
Paratë kishin për qëllim të qetësonin Perëndinë për mëkatet tokësore të të ndjerit.52-vjeçari Charles Obong deri në vdekjen e tij ishte një zyrtar i lartë i personelit në Ministrinë e Shërbimit Publik për një dekadë. Djali i tij konfirmoi se vullneti i tij ishte që gruaja e tij duhet të depozitojë një sasi të madhe parash në arkivolin e tij.
Paratë duhej t'i jepeshin Perëndisë në Ditën e Gjykimit si një ofertë në mënyrë që mëkatet e tij të mund të faleshin.
Megjithëse nuk u deklarua mëkati i saktë, ai i kërkoi vëllait dhe motrës së tij që të sigurohej që gruaja e tij të bënte ashtu siç udhëzoi.
I zhvarrosur
Gazeta e lajmeve Daily Monitor e Ugandës raporton se ai vdiq pas një sëmundje të zgjatur dhe u varros në shtëpinë e tij stërgjyshore në rajonin Lira në veri të vendit. Kjo gazetë shton se arkivoli metalik ku ai u varros kushoi 500,000 shilling ugandez.
Megjithatë, vullneti i tij ishte "shkelur" gjatë fundjavës pasi ai u zhvarro dhe paratë u morën nga anëtarët e klanit të tij./Oculus News