Të ndjerit më i ri se sa aktualisht jemi, ky mund të jetë një tregues se shëndeti i përgjithshëm i trurit është i mirë, sipas një studimi të fundit.
Duke analizuar skanimet e trurit, studiuesit gjetën se njerëzit që e perceptonin veten si më të rinj, kishin më shumë material gri në vendet kritike të trurit - shenjë e trurit të shëndetshëm.Materiali gri në tru ka një sërë funksionesh përfshirë pastrimin e trurit nga kimikatet e tepërta dhe transportimin e glykozës.
Studimi gjeti gjithashtu se ata që u ndjenin më të rinj, performonin më mirë në testet e kujtesës dhe ishin më pak të prirur të raportonin simptoma depresive.
Për të analizuar moshën subjektive (moshën që njerëzit ndihen në krahasim me moshën reale), studiuesit pyetën 70 njerëz të moshave nga 59 në 84 vjeç se çfarë moshe kishin dhe se në çfarë moshe u ndjenin.
Sipas profesorit Jeanyung Chey, i cili udhëhoqi studimin, "njerëzit që u ndjenin më të rinj, kanë karakteristikat strukturore të një truri më të ri."
Nga ana tjetër, studimi i publikuar në Frontiers in Ageing Neuroscience gjeti se njerëzit që u ndjenin më të vjetër se sa mosha reale e tyre, u ndjenin të tillë për shkak të ndryshimeve biologjike ose ndryshimit të stilit të jetesës.
Profesor Chey tha ndër të tjera se: "Nëse dikiush ndihet më i vjetër se sa mosha reale, kjo mund të jetë një shenjë për ta që ta rivlerësojnë edhe një herë stilin e tyre të jetesës, sjelljet, aktivitetet që nxisin plakjen e trurit, dhe të marrin masat e caktuara për t'u kujdesur për shënetin e trurit të tyre.
Mosha subjektive e vjetër mund të jetë gjithashtu një çështje më serioze, si stadet e para të dementias, sipas studimit.
Ky ndërgjegjësim i moshës subjektive është kryesisht i rëndësishëm sepse mund të prodhojë informacione që nuk mund të përftohen në mënyra të tjera në lidhje me shëndetin e trurit.
Ata që ndihen më të rinj se mosha e tyre reale dhe jetojnë një jetë aktive medore dhe fizike, do të thotë se truri i tyre është i shëndetshëm.