Marioneta - ilustrim |
Ndërsa të gjithë kemi dëshirat dhe nevojat tona, profesi i sigurimit të këtyre nevojave ndryshon shumë nga njëri person tek tjetri. Disa mund të zgjedin të frymëzojnë dhe motivojnë të tjerët duke ofruar një formë kompensimi, të tjerë do preferonin më mirë një formë manipulimi.
Shpesh, manipulimi shihet si aftësia për të bindur njerëzit të bëjnë atë që manipuluesi dëshiron, por në fakt manipulimi i vërtetë është një hap më përpara, duke i bindur të tjerët që të dëshirojnë të bëjnë atë që manipuluesi dëshiron, duke i bërë të besojnë se ishte ideja e viktimës, apo në njëfarë mënyre të besojnë se kanë përfituar nga të vepruarit në atë mënyrë.Besoni se dikush po ju manipulon? Në vijim mund të gjeni mënyrat më tinëzare se si çdo shenjë e horoskopit po përpiqet t'ju manipulojë.
Dashi
Dashi as që edhe do përpiqet të fshehë tentativat për të manipuluar të tjerët. Por do ushtrojë presion tek të gjithë rreth tyre duke u përpjekur për t'i bindur se mënyra e Dashit është më e mira e mundshme. Janë aq të sigurtë në veten e tyre saqë është e kotë të tentoni të argumentoni ndryshe me ta.
Demi
Çelsi për të kuptuar metodën e preferuar të Demit për të manipuluar të tjerët është duke i kushtuar vëmendje se kush përcaktohet si fajtori në çdo situatë të dhënë, dhe kush është viktima. Demi është mjaftueshëm i aftë të aktrojë si viktimë, dhe ta manipulojë situatën në atë mënyrë që e bën personin tjetër të ndihet në faj, duke ja plotësuar kërkesat.
Binjakët
Binjakët me personalitet të dyfishtë mund të jenë miq të ndershëm dhe gënjeshtarë nën lëkurën e tyre. Mund të manipulojnë në një mënyrë që i bën të tjerët të besojnë gjysmë të vërtetat dhe premtimet false të tyre, vetëm e vetëm për të bërë që të tjerët të veprojnë sipas tij apo saj.
Gaforrja
Të gjithë e dinë që gaforrja është shumë emocional, kështu që njerëzit zakonisht shmangen për t'u lënë atyre çfarëdolloj shijeje negative. Nëse dikush e mohon dëshirën e tyre, do ta manipulojnë në një mënyrë që personi të ndihet në faj që ia ka mohuar dëshirën dhe si rezultat duke ia plotësuar kërkesat.
Luani
Luani krenar as që mund ta mendojë se njerëzit do të bënin ndonjë gjë kundër dëshirave të tyre. Nëse diksh guxon të veprojë ndryshe, do tÇi gjykojnë keqas, do t'i tallin që të ndihen inferiorë dhe si rezultat dëshirat e tyre do plotësohen në njëfarë mënyre.
Virgjëresha
Virgjëresha nuk do e thotë direkt se çfarë dëshiron. Por do fusin idetë e tyre në kokën e të tjerëve me ngadalë duke punuar me to. Kështu që kur viktima do t'i ekzekutojë, as që do dyshojë se është manipuluar.
Peshorja
Fuqia e manipulimit të peshores mbështetet shumë në faktin se natyra njerëzore dëshiron të ndihmojë dhe kujdeset për ata që janë në rrethin tyre të brendshëm. Duke pasur parasyshë këtë koncept, nëse dikush nuk bën atë që duhet në një situatë të caktuar, Peshorja do të luajnë memecin dhe të paaftin, duke vepruar sikur janë krejtësisht të paaftë për t'u kujdesur për veten e tyre. Si rezultat miqtë dhe familja do t'i kushtojnë vëmendje herë pas here duke ja plotësuar dëshirat, ndërkohë Peshorja thjesht qëndron dhe shijon jetën.
Akprepi
Pabesueshmërisht intensiv në gjithçka bëjnë, nuk është çudi që Akrepi të përdorë metodat më të larta të manipulimit përfshirë kërcënimet. Nëse nuk ia dalin të marrin çfarë duan, do ju japin mundësinë që ose t'u jepni çfarë kërkojnë, ose ata do largohen tërësisht nga jeta juaj. Ndërsa është e dyshimtë nëse ata do veprojnë siç thonë, viktimat nuk donin të ndërmerrnin këtë rrezik dhe do ua plotësojnë dëshirat herë pas here.
Shigjetari
Çdoherë që Shigjetari e gjen veten të akuzuar që ka bërë diçka të gabuar, do mbështetet në gabimet e së kaluarës tuaj për të justifikuar gabimet e tyre. Do fillojnë të përmendin çdo gabim që keni bërë dhe çdo herë që e keni bërë, duke ju pikturuar si të jeni shumë më keq se ç'mund të keni qenë, duke bërë të ndiheni në faj dhe mundësisht t'u kërkoni falje që i akuzuat, duke dalë në njëfarë mënyre nga vetja juaj.
Bricjapi
Duke qenë jashtëzakonisht praktik, Bricjapi bazohet në fakte dhe statistika për të manipuluar të tjerët. Ata do të japin informacione të tilla në mënyrë që viktima të ndjehet idiot dhe t'i dorëzohen kërkesave të tyre. Bricjapi nuk do të tërhiqet nga kërkesat e tij edhe nëse do t'i duhet që të shpikin fakte, pa u bazuar diku.
Ujori
Nëse Ujori akuzohet se ka bërë diçka gabim, ata kanë kalitur një metodë manipulimi që rrallë dështon. Në çastin që Ujori përballet me akuzën, do ta pranojë në moment çfarë ka bërë duke u kërkuar falje atyre që ka lënduar, duke i premtuar se nuk do e përsërisi më kurrë. E vërteta? Sapo të të kenë bindur se mund t'i besoni, do bëjnë sërish të njëjtën gjë të nesërmen.
Peshqit
Peshqit ndjekin moton "Heshtja është forma më e mirë e hakmarrjes". Nuk do hyjnë në debade të nxehta por do përdornin një formë pasive agresivitetin: heshtjen. Do t'ju injorojnë aq shumë, saqë do ndiheni sikur jeni të huaj për ta. E vetmja mënyrë që të nisni sërish komunikimin, është t'u jepni çfarë dëshirojnë./Oculus News