Njerëzit kanë tendencën të injorojnë ndryshimet qoftë edhe të thjeshta që ndodhin në trupin tonë. A keni vërejtur errësim të lëkurës në zonat e trupit si qafa, hundë, sqetull dhe ijë? Këto mund të përbëjnë problem për pamjen e trupit, por ky ndryshim i thjeshtë i lëkurës mund të jetë një shenjë paralajmëruese për një sëmundje serioze, si diabeti apo çrregullimi hormonal. Pra, çfarë është kjo gjendje e lëkurës dhe pse duhet të jemi të vetëdijshëm për ndryshimet e ngjyrës në lëkurën tonë?
Gjendja e lëkurës, e manifestuar nga njolla e errët, e trashë dhe me ngjyrë kadifeje në vendet palosëse të trupit dhe të rrudhave quhet acanthosis nigricans. Këto shenja kafe të lehta deri në të zeza janë të dukshme në sqetulla, në ijë, në qafë dhe nën gjokse. Acanthosis nigricans mund të fillojë në çdo moshë. Kjo gjendje ndodh tek njerëzit që janë obezë ose që kanë diabet. Fëmijët që zhvillojnë një gjendje të tillë janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2.Ndryshimet e lëkurës, kruarja e mundshme dhe progresion i ngadalshëm janë manifestimet e acanthosis nigricans. Ndryshimet e lëkurës ndodhin kur keni acanthosis nigricans. Po, mund të vërehet një errësim i lëkurës në zona të caktuara, por vihet re ngadalë, nganjëherë zgjat muaj apo vite. Zona e prekur e lëkurës mund të ketë kruarje ose erë. Kjo ndodh gjithashtu tek individët e shëndetshëm. Megjithatë, ky kusht është i lidhur kryesisht me shëndoshjen.
Çka e shkakton këtë gjendje të lëkurës? Faktorë të tjerë që kontribuojnë në shkaktimin e acanthosis nigricans përfshijnë disa kushte mjekësore të përshkruara më poshtë.
Rezistenca ndaj insulinës
Ata që kanë acanthosis nigricans bëhen rezistente ndaj insulinës. Insulina, një hormon i sekretuar nga pankreasi, lejon trupin tuaj të përpunojë sheqerin. Nëse jeni rezistent ndaj insulinës, jeni në rrezik të lartë ose keni diabet të tipit 2. Rezistenca e insulinës ndodh kur hani shumë nga ushqimet e gabuara sidomos yndyrna dhe sheqernat. Kjo do të rrisë nivelin tuaj të insulinës. Shumica e njerëzve me acanthosis nigricans kanë nivel më të lartë të insulinës se ata njerëz të së njëjtës peshë dhe nuk kanë acanthosis nigricans. Nivelet e larta të insulinës shkaktojnë acanthosis nigricans pasi kjo aktivizon receptorët e insulinës në lëkurë, duke detyruar rritjen jonormale.
Çrregullimet hormonale
Kjo gjendje e lëkurës shkaktohet edhe nga çrregullimet hormonale ose endokrine.
Këta janë sëmundjet hormonale që mund të shkaktojnë acanthosis nigricans:
Çrregullime të gjëndrave hipofizë në tru;
Sëmundja e Addisonit ose një gjendje e shkaktuar nga mungesat e hormoneve nga gjëndra veshkave;
Terapia e hormonit të rritjes;
Hypotiroidizmi ose shumë pak aktiv.
Marrja e llojeve të caktuara të ilaçeve
Ata që marrin kontraceptivë oralë, niacinë me dozë të lartë, prednisone dhe kortikosteroide të tjera kanë më shumë gjasa të preken nga acanthosis nigricans.
Sëmundje të tjera që lidhen me kancerin
Kjo gjendje e lëkurës gjithashtu prek gratë me cistë ovale ose me limfoma dhe tumor kanceroz që rritet në organet e brendshme.
Faktorët e rrezikut në vijim të acanthosis nigricans përfshijnë:
Obeziteti
Nëse rriteni në peshë për një perjudhë relativisht të shpejtë, jeni në rrezik më të lartë të prekeni nga acanthosis nigricans
Rraca
Njerëzit me origjinë afrikane dhe amerikanët vendas janë më të prekur nga acanthosis nigricans.
Historia familjare
Disa lloje të acanthosis nigricans janë të trashiguara:
Nëse jeni diagnostikuar të keni acanthosis nigricans, cilat janë opsionet e trajtimit të dhënë? Nuk ka trajtim të veçantë për këtë gjendje. Duhet të trajtoni faktorët themelorë si obeziteti dhe diabeti për të ndihmuar në lehtësimin ose rikthimin e ngjyrës së tonit origjinal të lëkurës. Nëse dëshironi të përmirësoni pamjen e lëkurës të prekur nga acanthosis nigricans, mjeku juaj mund t'ju japë krem ose locion për të lehtësuar zonat. Këto produkte përmbajnë kryesisht vitaminë A ose retinoide, acidet alfa hidrokside (AHA), ure dhe acid salicilik. Dermabrasioni ose terapia lazer mund të ndihmojnë në lehtësimin e trashësisë së zonave të prekura. Bisedoni me mjekun nëse keni nevojë të ndaloni mjekime të caktuara për të ndërprerë acanthosis nigricans.
Parandalimi gjithmonë ka rëndësi. Ndryshimi i stilit të jetesës është mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e gjendjes së lëkurës. Mund të filloni duke bërë menaxhimin e peshës veçanërisht nëse jeni mbipeshë ose obezë. Përfshirja e dietës së duhur dhe të ushqyerit, stërvitjes dhe pushimit në rutinën tuaj të përditshme është e rëndësishme për të hequr qafe gjendjen e lëkurës. Mos konsumoni ushqime të pasura me sheqer dhe niseshte që të mund të hiqni kilogramët e tepërta. Shmangni medikamentet që mund të përkeqësojnë acanthosis nigricans./Oculus News