Organi më i rëndësishëm pas zemrës, pa dyshim që është mëlçia.
Mëlçia e çdo njeriu normal peshon rreth 1 kilogram.
Ky organ është kyç jo vetëm për tretjen dhe metabolizmin por edhe për imunitetin dhe përthithjen e proteinave, vitaminave dhe tërë gamës së ushqyesve të rëndësishme për trupin.
Për ata që nuk e dinin, mëlçia është e vetmja pjesë e trupit që është edhe organ edhe gjendërr.
Kjo për shkak se mëlçia sekreton një sërë substancash kimike të nevojshme për pjesët e tjera të trupit.
Duke qenë se funksionet e mëlçisë janë jetike, do të thotë se shëndeti dhe mirëfunksionimi është po aq i rëndësishëm.
Mbingarkesa e mëlçisë rrit rrezikun e mbipeshës, sëmundjeve kardiovaskulare, dhimbjeve të kokës, problemeve me tretjen, alergjive e të tjerë.
Në vijim do njiheni me ato ushqime që kanë efekt pastrues të mëlçisë, në kuptimin e detoksifikimit dhe të ndikimit të funksionimit normal.
Hudhra
Një sërë studimesh të ndryshme konvergojnë në faktin se hudhra aktivizon disa enzima të mëlçisë që ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe përmban alicinë dhe selenium. Përbërës këto që e mbrojnë dhe pastrojnë mëlçinë nga toksinat dhe ulin kolesterolin.
Kolesteroli shkakton mbingarkesë në mëlçi dhe ndikon negativisht në funksionet e saj.
Një sërë studiuesish sugjerojnë konsumin e 2 deri në 3 thelbinjve hudhër çdo ditë.
Molla
Një mollë në ditë është sekreti që e mban mëlçinë të shëndetshme.
Molla përmban fibër dhe pektinë që largojnë toksinat dhe kolesterolin duke penguar një mbingarkesë të mëlçisë.
Molla përmban edhe acid malik që pastron gjakun nga toksinat dhe qelizat kancerogjene.
Arrat
Arrat përmbajnë amino acide që e pastrojnë mëlçinë në mënyrë efikase dhe largojnë toksinat.
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një grushti me arra çdo ditë.
Brokoli
Brokoli përmban shumë fibër dhe vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që e mbron mëlçinë.
Përbërësit e brokolit ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi.
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një racioni me brokoli 3 herë në javë.
Panxhari
Panxhari përmban shumë flavonoidë dhe beta karoten, të cilat stimulojnë dhe përmirësojnë funksionet e mëlçisë.
Për më tepër, panxhari është një pastrues natyral i gjakut.
Limoni
Limoni përmban një antioksidant të veçantë që aktivizon enzimat që janë përgjegjëse për pastrimin e mëlçisë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org vitamina C e ndihmon mëlçinë të prodhojë edhe enzima për tretjen dhe të përthithë më mirë mineralet.
Çaji Jeshil
Pirja çdo ditë e çajit jeshil ndihmon në largimin e toksinave dhe depozitave të yndyrës.
Ai është i mirë edhe në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.
Mjekët rekomandojnë pirjen e 2 deri në 3 filxhanëve me çaj në ditë të ëmbëlsuar me mjaltë.
Avokado
Përbërësit e avokados pakësojnë dëmet e shkaktuara në mëlçi.
Yndyrnat mono-të-pangopura të avokados ulin kolesterolin e keq dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë, të cilin mëlçia arrin ta përpunojë më mirë.
Këshillohet ngrënia e një deri në 2 avokado në javë për disa muaj me rradhë.
Shafrani i Indisë
Kjo lloj erëze është shumë efektive në pastrimin e mëlçisë.
Përbërësit e saj janë të shkëlqyer për rigjenerimin e qelizave të dëmtuara të mëlçisë.
Mënyra e të jetuarit gjithashtu është shumë e rëndësishmenë shëdnetin e mëlçisë.
Për një mëlçi sa më larg problemeve, duhet konsumuar sa më pak sheqer, kripë, alkol, duhan dhe kafe./Oculus News