Prej shumë kohësh filozofia dhe feja, por edhe shkencëtarët e kanë konsideruar vullnetin e lirë si një kombinim i dy proceseve konjitive - dëshira për të vepruar (vullneti) dhe sensi i përgjegjësisë për veprimet (ose mjetet). Këto procese bashkë krijojnë perceptimin e vullnetit të lirë, dhe dëmtimi i vullnetit ose mjeteve mund t'i lërë pacientët pa dëshirën për të lëvizur, folur apo ndjesinë se lëvizjet e tyre, nuk janë vërtetë të tyre.
Neuroshkencëtarët e udhëhequr nga Mikel Foks, PhD në universitetin Deaconess Medical Center të Izraelit, përdorën teknikën e hartimit të rrjetit të dëmtuar trurit për të gjetur origjinën anatomike të perceptimit të vullnetit të lirë. Gjetjet e tyre u botuan sot në revistën amerikane Proceedings of the National Academy of Sciences."Hartimi i rrjetit të dëmtuar trurit është një teknikë e fundit që u mundëson shkencëtarëve të hartojnë simptomat e shkaktuara nga dëmtimi i trurit në rrjete specifike të trurit." thotë Foks. drejtor në Laboratory for Brain Network Imaging and Modulation në BIDMC dhe Profesor i Asociuar i Neurologjisë në Harvard Medical School.
"Në këtë studim, ne përdorëm këtë qasje lokalizimi të rrjetit për të përcaktuar bazat neuroanatomike të perceptimit të çrregullt të vullnetit të lirë."
Foksi dhe kolegët e tij, përfshirë autorin kryesorë të studimit R. Ryan Darby dhe Vanderbilt University Medical Center, identifikuan 28 raste në literaturën mjekësore ku dëmtimi i trurit përçan vullnetin, duke i lënë pacientët në gjendje "akinetic mutism" - me mungesën e motivimit për të folur dhe lëvizur. Ata identifikuan gjithashtu 50 raste ku dëmtimi i trurit përçau "mjetet", duke bërë që pacientët të ndjejnë sikur lëvizjet e tyre, të mos ishin të tyret, një sindromë kjo e njohur si "sindromi i gjymtyrëve të huaj".
Hartimi i rrjetit nxorri në pah se, ndërsa dëmtimet e trurit ishin të ndryshme në vendodhjet e tyre, përfundonin në njërën nga dy rrjetet kryesore të trurit. Të gjitha lëndimet që përçajnë vullnetin ishin të lidhura funksionalisht me "anterior cingulate cortex", pjesë e trurit e lidhur me motivimin dhe planifikimin. 90 përqind e dëmtimeve që shkaktojnë sindromin e gjymtyrëve të huaj u lidhnin me "precuneus cortex", pjesë e trurit e lidhur me mjetin ose "veprimin".
Si përfundim autorët treguan se gjetjet ishin të dobishme përtej pacientëve të tyre me lëndime në tru. Stimulimet e trurit në këto pjesë e ndryshonin perceptimin e vullnetit të lirë tek pacientët e shëndoshë, dhe se hartimi i rrjetit të neuroneve tek pacientët psikik me perceptim të ndryshueshëm të vullnetit, treguan se këto anomali bënin pjesë në po këtë rrjet të trurit.
"Studimi ynë u fokusua tek pacientët me anomali të vullnetit të lirë mbi lëvizjet. Sidoqoftë, vullneti i lirë është diskutuar gjerësisht pasi lidhet me përgjegjësitë ligjore, morale dhe shoqërore të vendimeve, jo thjeshtë të lëvizjeve." thotë Foks.
"Mbetet i panjohur fakti nëse rrjeti i rajoneve të trurit që ne identifikojmë si të lidhura me vullnetin e lirë për lëvizjet, është i njëjtë me ato rrjete të rëndësishme, si për shembull, moralin dhe vendimarrjen."/Oculus News