Gratë kanë luajtur gjithmonë rol të rëndësishëm në historinë e kombeve. Kleopatra, Helena e Trojës, Zhan Dark, kanë lënë shenja të pashlyeshme në historinë botërore. Në këtë kuptim, le të shohim gratë që formësuan Greqinë moderne.
BubullimaLaskarina Pinotsis, e njohur edhe si Bubullima, suljote arvanitase, lindi në vitin 1771. Janë shkrojtur një sërë shkrimesh për origjinën arvanitase të Bubullimës.
Komandoi flotë detare të Greqisë, veprimet dhe guximi i saj luajtën rol të rëndësishëm në pavarësinë e Greqisë, pasur parasyshë veprimet e saj kur mori pjesë në luftën për pavarësi të Greqisë në vitin 1821. Shërbeu si komandante Bubullima, u vra në 1825 në ishullin e Spetses.
Irena Papas
Një aktore dhe këngëtare e famshme me origjinë shqiptare, e cila shkëlqeu në kinemanë botërore të viteve '70. Irena e ka deklaruar vetë që është me origjinë shqiptare.
Fitoi çmimin si aktorja më e mirë në vitin 1961 Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Berlin për filmin "Antigona" dhe në vitin 1971 për filmin Gruaja e Trojës.
Melina Mërkuri
Këngëtare, aktore dhe politikane me origjinë shqiptare . Mori nominim për Oskar dhe fitoi Festivalin e Filmit të Kanës për performancën e saj tek filmi i vitit 1960, "Asnjëherë ditën e Dielë". U nominua për tre Golden Globe dhe dy BAFTA në karierrën e saj artistike.
Mërkuri u bë një politikane si anëtare e PASOK, dhe mike e Andrea Papandreut. U zgjodh anëtare e parlamentit grek në tetor të vitit 1981, u bë ministrja e parë e Greqisë e Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve./Oculus News