Ndriçimi i mendjes vjen në kohë të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz vijnë në këtë botë ekzaktësisht në momentin e duhur për ta, të tjerë shpenzojnë gjithë jetën e tyre duke u përpjekur për ta arritur këtë gjë.
Për ata që nuk e dinë, ndriçimi i mendjes, në thelb është gjendja e të qenit të ndritur, në kuptimin e të qenit zgjuar nga të kuptuarit. Mund të përshkruhet në mënyra të ndryshme; mund të përmblidhet me dëshirën për tu çliruar shpirtërisht. Ata që janë të ndriçuar shpirtërisht, janë të çliruar nga mendjet e tyre dhe e njohin shumë mirë paqen e vërtetë.Kur vjen puna për tu ndriçuar mendërisht, gjithsecili duhet të udhëtojë në rrugën e tij/saj. Do përfundojmë pikërisht ku kemi nevojë të jemi, qoftë në këtë jetë apo në tjetrën. Duhet të përballojmë çfarë shkruhet në vijim, përpara se të arrijmë ndriçimin. Duhet t'i pranoni këto gjëra dhe t'i lini prapa duke vazhduar përpara, sikur të ishin të vërteta që nuk pranohen nga shumica e njerëzve. Të kuptuarit e këtyre gjërave, ju sjell më afër vendit të dëshiruar nga Universi.
Perfeksionizmi nuk ekziston
Nuk ekziston. Nuk mund të jemi perfekt, dhe asnjë mbi këtë planet nuk mund të jetë. Të gjithë kemi sfidat tona, pavarësisht nëse jemi të aftë të shohim apo jo se çfarë po heq dikush. Ndonjëherë ata që kanë më shumë, vajnë më shumë.
Lumturia nuk mund të gjendet tek të tjerët
Lumturia nuk është diçka që mund ta gjeni tek një person tjetër. Lumturia duhet të vijë nga brenda. Duhet ta krijosh vetë.
Duhet të dështoni në fillim, nëse dëshirojmë vërtetë të kemi sukses
Dështimi nuk është fundi i botës. Nëse nuk keni sukses herën e parë, përpiquni sërish. Sa më shumë të përpiqemi, aq më pranë do i afrohemi suksesit. Ndojëherë duhet të rrëzoheni, përpara se të nisni të fluturoni.
Jemi të gjithë të lidhur në nivel energjik
Të gjithë jemi të lidhur me çdo qenie të gjallë në këtë planet. Kjo botë është një pjesë e jona. Jemi të gjithë një, ndërsa vahzdoni rrugëtimin tuaj, do bëhet gjithnjë e më i vështirë për tu injoruar ky fakt.
Shqetësimi nuk i bën mirë asnjëriu
Shqetësimi thjeshtë sa krijon stres, dhe stresi është forma më e papërpunuar e energjisë negative. Sa më shumë që shqetësohemi, aq më shumë do mërzitemi. Ndërsa ndjejmë diçka apo ndonjë shqetësim, është e rëndësishme të dijmë se nëse nuk jemi në gjendje të bëjmë gjë, është e rëndësishme që të paktën mos të fiksohemi.
Koha është iluzion
E djeshmja kalojë, kurse e nesërmja nuk mund të premtohet. Sot, pikërisht tani, kemi gjithë çfarë kemi. Të qenit sa më shumë të ndërgjegjshëm, është shumë e rëndësishme në këtë jetë. Të qenit prezent në këtë çast, do kishte ndikime drastike mbi përvojën tonë në këtë botë. /Oculus News