Në shumë mënyra, bota e sotme moderne është një vend magjik. Niveli i dhunës dhe varfërisë është ulur si kurrë më parë në historinë e njerëzimit. Jetëgjatësia është rritur masivisht, ndërsa vdekjet foshnjore janë reduktuar ndjeshëm. Njerëzit nuk kanë pasur kurrë më shumë akses në arsim dhe mundësi si sot. Jemi në një erë të artë të muzikës dhe artit. Libraria e njohurive të njerëzimit është në xhepin e xhdokujt. Kurrë nuk ka qenë më i lehtë eksplorimi i botës.
Bota moderne është mahnitëse në mënyra të larmishme, por sërish shumë nga ne e gjejnë veten në gjendje ankthi, stresi, depresioni, armiqësie, shqetësimesh.Përse ndodh kjo?
Me shfaqjen e një sërë mrekullive, po dëshmojmë gjithashtu edhe format unike të vuajtjeve dhe shqetësimeve psikologjike.
Është e rëndësishme të jemi të ndërgjegjshëm ndaj ngrackave moderne, në mënyrë që t'i shmagnim.
Në vijim do eksplorojmë burimet kryesore të depresionit në botën që jetojmë, gjithashtu edhe strategjitë se si mund t'i tejkalojmë dhe menaxhojmë.
1. Jemi të rrethuar nga vese mbinormale me potencial të madh dehës
Në kohët e sotme bota është bërë një seri joshjesh dehëse mbinormale.
Pornot, video-lojërat, ushqimet e shpejta, mediat sociale, kazinotë "online" apo gjithandej, drogërat, produktet e konsumit, kanabisi, llojet e pafundme të pijeve alkolike, realiteti virtual, striptiset, llojet e ndryshme të duhanit, telefonët e zgjuar, kriptomonedha, etj., etj.
Është e vështirë ta përshkruar se sa i rrezikshme është i gjithë ky lëmsh
Shumica e këtyre gjërave nuk ekzistonin për shumicën e historisë së njerëzimit - të paktën jo në format e sotme maksimaliste.
Nëse bota është kaq droguese në vitin 2018, si do jetë në vitin 2018?
Dikush mund të arsyetojë duke pyetur: Se nga vijnë gjithë këto vese, dhe përse intensiteti i tyre drogues dhe joshës rritet gjithnjë.
Me pak fjalë: Vëmendjen tek ekonomia.
Kemi arritur në një stad të kapitalizmit në të cilin po zhvillohet një luftë e stërmadhe - lufta e të paturit të vëmendjes Tënde. Vëmendja jote mbush portofolin e dikujt.
Vjen me nxitës të thjeshtë: Nëse kompanitë duhet të qëndrojnë në lojën e biznesit e të rriten, do zhvillojnë vazhdimisht mënyra të ndryshme për të vjedhur vëmendjet dhe të peshkojë përdoruesit. Nëse nuk e bëjnë, atëherë do e bëjë dikush tjetër.
Kjo ka bërë të lindin një sërë vesesh lehtësisht të aksesueshme.
Dhe ky është ambjenti ku ne lundrojmë sot, i shoqërive të masës. Nuk përbën çudi se përse disa nga ne ndihen të pakënaqur, të frustruar, gjithmonë në kërkim të racionit të radhës të dopaminës apo të telefonit të zgjuar më të fundit.
Strategjitë për ta tejkaluar këtë:
- Jini të ndërgjegjshëm mbi fuqinë e veseve të sotme.
- Kultivoni vigjilencën dhe disiplinimin e vetes.
- Kushtojini vëmendje të kujdesshme sjelljeve tuaja të ekzagjeruara dhe se si ju bëjnë të ndiheni.
- Shmangini situatat ku e dini se doni të mbi-kënaqni veset tuaja.
- Ndërmerni sfida në jetë për të ndërtuar vullnetin dhe ndërgjegjësimin e vetvetes, dhe braktisini sjelljet helmuese duke i zëvendësuar me sjellje të shëndetshme.
- Përmirësojeni ambjentin tuaj dhe mbështesni një stil jetese të zgjuar dhe shëndetshëm.
2. Ambjentet urbane dhe stili urban i jetesës është shumë i mekanizuar dhe thellësisht armiqësorë
Jeta në qytet mund të jetë shumë interesante dhe joshëse, por e gjitha kjo vjen me një kosto.
Për një njeri mesatarë, një ditë e zakonshme urbane e shekullit 21 konsiston në të lëvizurit përmes shenjave konkrete të labirinteve të dritanve të neonëve që ndizen e fiken, e reklamave gjigande, sirenave të policive dhe ambulancave, zhurmave të ndërtimit, cepave të makinave, e qindra njerëzve të hutuar pas telefonit të tyre të zgjuar, etj.
Njeriu mesatarë lëviz tipikisht përmes këtij ambjenti përmes makinave personale ose transportit publik, punojnë për të paktën 8 orë në një punë që e urrejnë, duke u kthyer në fund të ditës në një kuti të madhe që njihet si shtëpi. Një pasdite tipike, përfshin lidhjen me njerëzit e tjerë përmes një ekrani celulari apo kompjuteri.
Nëse shekulli 21 karakterizohet nga një valë stimujsh që mund të krahasohen me një cunami, atëherë metropoli i këtyre stimujve janë qendrat urbane. Në këto vende urbane ekziston një sens depërtues dhe i mjegullt falciteti dhe artificialiteti.
Sërish, ambjentet dhe stili i jetës urbane duken aq normale, sa që nuk e vëmë re se çfarë po na bëjnë.
Të përfshirë në një vorbull të stimulimit supernormal dhe çorientimit, ne bëhemi të shkëputur nga përvoja e brendshme e momentit aktual; nga trupat tanë; nga heshtja, nga vetja.
Duke jetuar relativisht të izoluar në mjedise të ndërtuara nga dora e njeriut, bëhemi të shkëputur nga njëri-tjetri, nga komuniteti, nga bota natyrore.
Të shkyçur dhe shkëputur nga vetja, nga njëri-tjetri dhe nga natyra, ne (pa vetëdije) kërkojmë çdo gjë për të mpirë vetveten ose të ndjehemi lart, dhe siç e kemi parë tashmë, veset supernormale po presin me padurim që të na zënë në grackë.
Strategjitë për ta tejkaluar këtë:
- Zgjidhni me vullnetin tuaj të lirë karierën dhe ambjentin se ku do jetoni
- Konsideroni të mos jetoni në qytet, apo të jetoni sa më pak të jetë e mundur
- Shmangni komunitetet e mëdha dhe punët që ju "thithin" shpirtin
- Nëse jetoni në qytet, gjeni mënyra kreative për t'ju shmangur efekteve çorientuese të urbanizmit
- Bëni ecje spontane të paqëllimta
- Adaptoni një praktikë shpirtërore si meditimi apo joga
- Përpiquni të mos bëheni viktimë e vetmisë, rutinës robotike
- Dilni nga qyteti për në natyrë, rregullisht
- Kërkoni komunitete të vërteta që ju ndihmojnë në profesion dhe në jetë >>vazhdo>>>>