Shoqëritë Okulte që Formuan Botën e Sotme

La Trinitaria e Republikës Domenikane

Republika Domenikane ekziston për shkak të një shoqërie sekrete të njohur si Trinitaria ose Trinitria, e themeluar në qershor të vitit 1838. Ishulli i hispaniolës ishte nën udhëheqjen e Haitit qysh në vitin 1822. Spanjishtfolësit u udhëhiqnin nga haitianët në pjesën lindore të ishullit. Dëshira për pavarësi prodhoi udhëheqësin Juan Pble Duarte, i njohur edhe si themeluesi i Republikës Domenikane.
La Trinitaria e Republikës Domenikane
Duarte, së bashku me 8 shokë formuan Trinitarian, në moshën 25 vjeçare. Organizata pretendonte të edukonte njerëzit dhe të përçonte ndjenjën e nacionalizmit. Duarte shkruajti një betim për anëtarët e grupit, nën të cilin anëtarët duhej të deklaronin se "u betonin dhe premtonin për nderin dhe ndërgjegjen, në dorën e presidentit Juan Pablo Duarte, për të bashkëpunuar me jetën dhe të mirat personale në ndarjen përfundimtare nga qeveria haitiane dhe për të planifikuar një republikë sovrane, të pavarur dhe të lirë nga të gjitha dominimet, e cila do quhet Republika Domenikane."

Në vitin 1843 tentuan një revolucion, por dështuan. Disa nga anëtarët u burgosën, Duarte u arratis për në Venezuelë. Gjithsesi, grupi e kishte bërë punën shumë mirë, dhe një kryengritje e dytë nisi vitin tjetër, bëri që pavarësia Domenikane të deklarohet në 27 shkurt të vitit 1844. Duarte u kthye për t'u bërë prsident, por u përball me një grusht përpara se të merrte zyrën.

U arratis në azil nga shteti që krijojë vetë. Vdiq në azil në vitin 1864.

Vëllazëria Afrikane e Afrikës së Jugut

U themelua në vitin 1918 dhe ishte e hapur vetëm për të bardhët mbi 25 vjeç; synonte kontroll komplet të Afrikës së Jugut, kulturalisht, ekonomikisht dhe politikisht.

Grupi i ruante mirë sekretet, ndaj nuk dihet shumë rreth tyre. Gjatë vitit 1930, promovuan nacionalizmin afrikan. Fituan aq shumë influencë pas themelimit të Partisë së Bashkuar Nationale, sa që kryeministri i kohës i quajti asgjë më shumë se sa një "Vëllazëri Afrikane që operon në publik." Në vitin 1947, ishin në kontroll të statistikave racore të Afrikës së Jugut. Këtu nis "aperteidi" (ndarje në bazë të rracës) - ndoshta shembulli më i keq i ndarjes i 100 viteve të fundit.
 Vëllazëria Afrikane e Afrikës së Jugut
Ngritja e tyre në pushtet ishte aq dramatike, sa që një shkrimtarë do t'i cilësonte si një lloj bande qeverisëse. Anëtarësimi përfshinte 143 oficerë ushtrie dhe çdo kryeministër dhe president të vendit nga viti 1948 e deri në zgjedhjen e Nelson Mandelës në zgjedhjet e vitit 1994.

Që nga viti 1990 grupi është detyruar riemërohet dhe tani quhet Lidhja Afrikane (Afrikanerbond). Madje kanë edhe një faqe interneti ( http://www.afrikanerbond.co.za/ ). Tani pranojnë zyrtarisht çdo të rritur, pavarësisht ngjyrës, gjinisë apo besimit, dhe pretendojnë se kërkojnë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët afrikan.

Germanenodren e Gjermanisë

Shoqëria sekrete gjermane e shekullit XX që e quante veten Germanenorden, besonte fuqishëm në superioritetin e racës ariane, dhe në vitin 1916, adaptojë svastikën si simbol të tyre. Ishin gjithashtu shumë antisemit.

Grupi sekret i formuar në vitin 1812, kishte si synim luftimin dhe goditjen e komplotëve të perceptuar të çifutëve dhe masonëve. Themeluan ritualë anëtarësimi që përfshinin njerëz të veshur si kalorës, mbretër, poetë, madje edhe si nimfa pyjesh. Anëtarëve iu kërkohej të provonin prejardhjen e tyre ariane prej disa brezash me anë të çertifikatave të lindjes.
Germanenodren e Gjermanisë
Në vitin 1918, grupi u kthye në Shoqërin e Tulëve (shoqëri okulte gjermane), nën udhëheqjen e Rudolf von Sebottendorff. Aktivitetet e tyre të nëndheshme ndihmuan në mposhtjen e komunizmit dhe nxitjen e themelimit të Partisë së Punëtorëve Gjerman. Në vitin 1920, u morën nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit, i cili i eliminojë traditat okulte, por mbajti çdo gjë tjetër shumë mirë të paprekur.

Dora e Zezë e Serbisë

Organizata serve "Bashkim ose Vdekje", ose e njohur gjerësisht si "Dora e Zezë", u formua në maj të vitit 1911, me qëllimin për të luftuar Perandorinë Otomane dhe për tu çliruar. Brenda pak vitesh ata arritën në 2,500 anëtarë, të udhëhequr nga koloneli Dragutim Dimitrejeviç, i njohur edhe si "Apis", bazuar në perëndinë e demit të perandorisë së egjiptit të lashtë.

Anëtarët bënë betimin dhe e vendosën sekretin e shoqërisë mbi jetët e tyre, duke deklaruar "përpara Zotit, në nderin tim dhe jetës sime, që do ekzekutoj të gjitha misionet dhe detyrat, pa hezitim. Betohem përpara Zotit, mbi nderin tim dhe jetës sime, se do t'i marr të gjitha sekretet e kësaj organizate me vete në varrin tim."
Dora e Zezë e Serbisë
Grupi operonte në qeliza. Në bazë qëndronin grupe nga 3 në 5 njerëz. Çdo qelizë bazë dinte vetëm detajet e kontakteve të menjëhershme por nuk njihnin qelizat e tjera apo anëtarët e shkallëve të mësipërme. Ideja ishte që kur anëtarët nuk dinin gjë, nuk kishte mundësi që informacionet e rëndësishme të rridhnin.

Në vitin 1914, Apis bëri një plan për të vrarë Arkidukën e Austrisë Franc Ferdinant. Misioni rezultoi i suksesshëm, dhe nxiti luftëm më të përgjakshme që njerëzimi kishte parë ndonëherë deri atë kohë.

Katipunan e Filipineve

Katipunan është një version i shkurtuar i Kataastaasan Kagalang-galang Na Katipunan Nang Manga Anak Nang Bayan, që do të thotë "Shoqata e Lartësuar e Bijve të Popullit". Organizata u formua në Filipine në vitin 1892 për t'ju kundërvënë sundimit spanjoll. Themeluesit ishin të gjithë masonë, dhe se ritualet, fjalëkalimet e koduara, anëtarësimi vetëm i meshkujve, ishin kriteret e trashëguara nga kjo traditë.

Katipunan i shtojë një element tjetër, ata u betonin në emër të gjakut të tyre, duke filluar me dokumentin e tyre të themelimit në 7 qeshor të vitit 1892. Një kopje origjinale e betimit ekziston sot dhe shitet në eBay disa qindra dollarë amerikan, thekson "E kam nënshkruar këtë dokument në gjakun që rrjedh ndër venat e mia."
Katipunan e Filipineve
Shoqëria arriti të fitojë mijëra anëtarë duke mbajtur njëkohësisht të fshehtë nga spanjollët ekzistencën e tyre. Sidoqoftë, një punëtorë në një shtypshkronjë në vitin 1896 që prodhonte dokumenta për Katipunan, po komunikonte me motrën e tij të besueshme. U dëgjuan nga një murgeshë, murgesha i tha priftit, prifti i tha autoriteteve spanjolle. Shtypshkronja u bastis, dhe sekreti doli.

Në 22 mars të po atij viti, anëtarët vendosën që ta braktisin bashkërisht sekretin. Dhe arritën që nën hundën e spanjollëve të organizojnë një rebelim të fuqishëm. Ushtria Revolucionare Filipineze arriti të mposhtë spanjollët dhe deklarojë pavarësinë në qeshor të vitit 1898.

Spanjollët e mohuan shtetin e ri dhe u thanë SHBA-ve se Filipinet ishin të tëra të tyre. SHBA, pasi e kishin fituar vetë pavarësinë nga kolonizatorët përmes revolucionit, pas një sërë lëvizjesh, arritën të zbarkojnë në Filipine pasi spanjollët i dorëzuan me Traktatin e Parisit. SHBA qëndruan në filipine për 50 vjet, dhe në qeshortë 1946 Filipinet fituan pavarësinë me Traktatin e Manilës.

Liga e Havait

Mbretëria e Havait u formua në fillim të shekullit 19 dhe zgjati më pak se 100, para se të bëhej pjesë e SHBA-ve. Rrëzimi i kësaj mbretërie u dizenjua nga 200 amerikanë dhe europjanë të pasur që ishin të pakënaqur nga mbreti Kalakaua. Besonin se mbreti ishte shumë ekstravagant dhe më rëndësishmja, me forca të pakta në ishull.
Liga e Havait
Shoqëria sekrete u formua rreth një kushtetute të shkruar ngfa Lorrin A. Thurston në fillim të vitit 1887. Asnjë kopje nuk mbijetojë. Brenda një viti grupi arriti në 405 anëtarë, por nuk ishin të gjithë dakord me qëllimet. Disa donin ta aneksonin me SHBA, të tjerë donin një republikë të pavarur. Por të gjithë donin të rrëzonin monarkun.

Një grup paramilitarë i njohur si Pushkët e Honolulusë, u bë aleati më i rëndësishëm i ligës.Në vitin 1893 ata rrëzuan mbretëreshëm  Liliuokalani, e cila kishte hipur në fron dy vite më herët. Havai ishte një republikë për pak vite, por revolucioni më në fund e bëri pjesë të SHBA-ve në vitin 1898 dhe shteti i 50 i SHBA-ve.

Vëllazëria Republikane e Irlandës

Anëtarët e lëvizjes ndërkombëtare për pavarësinë e Irlandës në shekullin 19 quheshin 'Fenianë', dhe dega në Irlandë u themelua nga James Stephens. Pas një kryengritje të dështuar në 1848, Stephens u arratis për në Paris ku u miqësua me të arratisurin tjetër, John O’Mahony. Ndërkohë që ndodheshin në Francë, të dy u përfshinë në grushtin e shtetit Louis-Napoleon të 1851-shit, dhe përfunduan të paktën në një shoqëri të fshehtë të modeluar sipas frimasonëve. Stephens shkroi se kishte studiuar “shoqëritë e fshehta të kontinentit dhe në mënyrë të veçantë ato që kishin ndikim në Itali”, duke iu referuar Carbonarit.
Vëllazëria Republikane e Irlandës
O’Mahony udhëtoi për në Nju Jork dhe themeloi Vëllazërinë Feniane me qendër në Amerikë. Stephens u rikthye në Irlandë në janar 1856, pasi jeta e tij në Paris ishte zhytur në varfëri. Në dhjetor 1857, Stephens mori letra nga O’Mahony ku i premtonte ndihmë financiare për të krijuar një organizatë ushtarake në Irlandë. Ditën e Shën Patrikut në 1858, Stephens mori 80 paund. Ai dhe një grup irlandezësh bënë një hetim në shtëpinë e tij atë natë, duke krijuar Vëllazërinë Revolucionare Irlandeze, që më vonë mori emrin Vëllazëria Republikane.

Fenianët kishin degë në gjithë botën – Angli, Kanada, Zelandë e Re dhe Australi brenda perandorisë britanike. SHBA dhe Amerikën e Jugut përtej saj. Ata vepronin në grupe që quheshin rrathët. Në qendër të secilit ishte një kolonel, i cili rekrutonte nëntë kapitenë. Nëntë rreshterë rekrutoheshin nga secili kapiten dhe këta vetë rekrutonin nëntë ushtarë. Secili njihte vetëm eprorin direkt.

Në vitin 1910, lidershipin e Vëllazërisë e mori Thomas Clarke, i cili e rriti anëtarësinë veçanërisht mes të rinjve. Në maj 1915 ai ngriti një këshill ushtarak me shtatë anëtarë, i cili organizoi Kryengritjen e Pashkëve në 1916. Liderët e atij rebelimi u detyruan të dorëzohen. Shumëkush fajëson fshehtësinë e organizatës për dështimin, sepse kjo e kish bërë të vështirë realizimin e rebelimit. Megjithëkëtë, grupi vazhdoi të jetë një fraksion i fuqishëm në vitet e ardhshëm, duke cuar në luftën anglo-irlandeze e që përfundoi me shtetin e ri të Irlandës në vitin 1921.

Bashkimi i Shpëtimit

Perandoria e Rusisë ra në vitin 1917, por farat e revolucionit ishin hedhur 100 vite më parë. Kryngritja e Dhjetorit 1825, konsistoi në 300 trupa rebele duke u përpjekur për të pushtuar Pallatin e Dimrit dhe uzurpuar Car Nikollën I në ditën e parë të tij si mbret. Rebelimi u shmang, por ndryshojë tërë Rusinë. Nikolla ndërtojë një rrjet spijunësh për të monitoruar popullsinë, censurojë shtypin dhe edukimin. Autonomia rajonale për shtete si Poloni u hoq.
Revolta e Dhjetorit u organizua nga Bashkimi për Shpëtim. Organizata kishte fillim të vështirë: gjashtë themeluesit e saj - oficerë ushtarak dhe miq - u mblidhnin vazhdimisht në shtëpitë e tyre, derisa njëri sugjerojë se duhet të themelonin një organizatë sekrete politike. Pretendimet e shoqërisë ishin të zbehta, megjithëse të gjithë anëtarët kishin probleme me "statuskuonë" sociale dhe politike. Anëtarët u përbetuan të luftojnë fisnikërinë e kotë, besimin e verbër tek autoritetet dhe abuzuesit me gjykatat dhe politikat.

Në vitin 1817 ata shkruajtën një kushtetutë që formalizonte ritualet e anëtarësimit dhe anëtarësimin katër shkallësh. Vetëm dy shkallët e para (ku hynin fisnikëria dhe besnikët), dinin qëllimet kryesore të shoqërisë. Shkallët e mëposhtme përfshinin "Brethrenët", të cilët nuk dinin qëllimet kryesore të shoqërisë por ishin të vendosur të ndihmonin shoqërinë.

Shoqëria nisi të marrë një rol më filantropik në syrin e publikut. Në vitin 1821, radikalizmi Pavel Pestel bëri që grupi të ndahej në dy fraksione, atë të jugut dhe atë të veriut, ku Pesteli mori komandën e fraksionit të jugut. Përdori influencën për të organizuar një plan për rebelim kur cari të vdiste, duke penguar trashëgimtarin të merrte fuqinë.

Fatkeqësisht, ndikimi i Pestel nuk ishte edhe aq i madh, por kjo përpjekje thjeshtë sa e nxiti carin ta bëjë rusinë edhe më pak të lirë. kthehu<<<<<<<
Previous Post Next Post