Shumë njerëz besojnë se bota udhëhiqet nga një organizatë sekrete si Iluminati, dhe se njerëzit që janë në fuqi nuk janë gjë tjetër veçse leshko. Duket e papranueshme, por është vërtetë një ide e çmendur?
Po, po, është. Por sërish, kanë ekzistuar organizata sekrete që kanë krijuar botën që ne njohim sot.Filiki Eteria (Shoqëria e Miqve) e Greqisë
Filiki Eteria kishte synime të tjera nga emërtimi i tyre në pamje i parrezikshëm. Nisën luftën për revolucionin grek në vitin 1821, i cili zgjati 11 vjet dhe çoi në formimin e Greqisë moderne dhe kombit modern grek.
Në vitin 1814, Nikolaos Skufas dhe Athanasios Cangalov, një grup tregtarësh, ndërtuan një plan për themelimin e një organizate sekrete që do të përmbyste osmanët dhe do çlironte Greqinë nga regjimi otoman. Grupi do kishte 5 nivele anëtarësie, dhe do kishte një autoritet suprem. Gjithsecili do kishte identitete sekrete. Tregtarët i bazuan planet e tyre, përafërsisht mbi strukturën e masonëve, pasi edhe vetë ishin anëtarë të masonerisë. Ata e bënë organizatën sa më të detajuar dhe zgjodhën një emërtim.
Në dy vjet, ata arritën të rekrutojnë vetëm 30 njerëz. Anëtari më entuziast i tyre ishte Nikolaos Galatis, i cili pretendonte se ishte kushëri i Joanis Kapodistrias, amasador i Greqisë në Perandorinë e Rusisë - ndoshta rivalit më të madh të Perandorisë Otomane. Organizata rebele, duke parë një mundësi për një aleat të fuqishëm, dërguan Galatin që të rekrutojë kushëririn e tij të pretenduar.
Përgjigjja e Kapodistrias nuk ishte entuziaste. I tha Galatisit se "E vetmja këshillë që mund të të jap është që të mos flasësh me asnjëri për këtë temë dhe të kthehesh andej nga erdhe; dhe thoi atyre që të dërguan, se nëse dëshirojnë të mos shkatërrojnë veten e tyre dhe të gjithë atë racë të pafajshme që do ju shkojë nga prapa, se duhet të refuzojnë aktivitetet revolucionare."
Ndërsa Galatis bëri të kundërtën dhe nisi të flasë për Eterinë me gjithsecilin që mund të dëgjonte. U dha politikanëve rus, madje i tha edhe vetë Carit. Kapodistrias u nevrikos shumë. Ndërsa Galatis iku nga Moska nën vëzhgimin e rusëve dhe vazhdojë të rekrutonte njerëz. Në fund, vetë shoqëria sekrete do ta vrasë atë, sepse do refuzonte që ta mbante gojën të mbyllur për pjesën "sekrete" të shoqërisë.
Nga viti 1819, shoqëria arriti të themelojë një strukturë më të sofistikuar të anëtarësisë, duke e zgjeruar anëtarësimin me 6 nivele. Njerëzit që u angazhonin pasi bënin betimin, iu jipeshin më shumë informacione, bazuar në kontributet që ata jepnin. Më saktë, punëtorët e paaftë (vëllezërit), qëndronin në fund të piramidës gjashtë-nivelëshe. Për t'u ngjitur më lart, nevojiteshin më shumë rituale të përpunuara dhe donacione, gjithashtu edhe të mësuarit e një sërë shenjash sekrete, dhe pastaj vinin titujt e rinj: "Referenca e parë," "Prift", "Bari", etj.
Udhëheqësit organizativ e dinin se nuk mund ta mbanin të fshehur përgjithmonë konspiracionin dhe kërkuan një udhëheqës për të filluar rrebelimin. U kthyen sërish tek Kapodistrias, por ai refuzojë, duke u thënë sërish se planet e tyre ishin të papjekura dhe nuk do funksiononin kurrë. Përfunduan duke pyetur një komandant rus të quajtur Aleksandër Ypsilantis, dhe ai pranojë. Shpallën revolucionin grek në pranverë të vitit 1821, megjithëse edhe vetë shoqëria u fragmentizua ndërsa shpërtheu lufta, Greqia fitojë pavarësinë.
Udhëheqësi i parë i shtetit të pavarësisë së Greqisë, që konsiderohet edhe babai themelues i Greqisë është Joanis Kapodistrias. Përse? Kush ka thën se një burrë që është 'burrë', nuk e ndryshon kurrë mendjen?!
Karbonatët e Italisë
Pasi Napolon Buonaparti u mposht në vitin 1814, fuqitë e Europës duhej të vendosnin se çfarë do bënin me territoret që ishin pjesë e Perandorisë së Parë Franceze. Kufijtë e Europës u ribënë në Kongresin e Vjenës, të vendosura kryesisht nga Anglia, Prusia, Rusia dhe Austria. Napoloni e kishte pushtuar Italinë në vitin 1805, dhe kur Kongresi i Vjenës firmosi aktin final në qershor të vitit 1815, Italia ishte e ndarë në copa-copa. Austria mori një copë në veri të Italisë, ndërsa pjesa tjetër ishte e ndarë në shtete të vogla.
Karbonatët u formuan gjatë dekadës së trazirave, por origjina e tyre e saktë nuk është e qartë pasi shoqëria e mori shumë seriozisht pjesën "sekrete". Mund të jenë importuar nga Franca. Mund të kenë qenë masonë brenda Italisë; kishin ceremoni anëtarësimi, simbole dhe hierarki, të ngjashme me grupet e famshme sekrete. Karbonatët, me një anëtarësi prej 60,000 vetësh, për atë kohë ishin shoqëria më e madhe sekrete e gadishullit italian. Megjithëse nuk u formuan me qëllimin për të bashkaur Italinë, ishin përgjegjës sepse bënë që gjithçka të lëvizte.
Shteti më i madh i bashkuar më parë ishte Mbretëria e Dy Siçilive, që përfshinte Siçilinë dhe Napolin. Udhëhiqej nga mbreti Ferdinant, i cili vepronte kryesisht si një garant i Austrisë. Në vitin 1820, karbonatët udhëhoqën një revolucion që detyruan Ferdinantin të dorëzohej dhe të krijojë një kushtetutë për vendin. Austria marshojë menjëherë në Napoli dhe e "shkatërrojë" kushtetutën, sepse dëshironin njeriun e tyre në krye. Sidoqoftë, ky akt rebelimi nxiti përhapjen e lëvizjes për italianët që të ngrihen e të bashkohen, një lëvizje që u përfundua me sukses në vitin 1861. vazhdo më tej>>>>>>