Përse disa njerëz e duan një përqafim të mirë, ndërsa të tjerë i shmangen? Sipas ekspertëve, kjo lidhet me mënyrën se si jeni rritur.
"Tendeca jonë për t'u angazhuar n; prekjen fizike (qoftë ky edhe përqafimi), është shpesh produkt i përvojave të fëmijërisë sonë, thotë Suzana Degs, profesoreshë në Universitetin e Ilinoisit të Veriut. Njës studim i vitit 2012 publikuar në Comprehensive Psychology gjeti se njerëzit që ishin rritur nga prindër që ishin "përqafues të shpeshtë", ishin më të prirur të jenë edhe fëmijët të prirur për të përqafuar në moshë adulte. Studimi konkludoi se "Përqafimi është në element i rëndësishëm i edukimit emocional të fëmijëve.
Degs thotë se njerëzit që janë rritur nga prindër që nuk përqafojnë shumë, qoftë edhe mendimi i të përqafuarit, mund t'u shkaktojë shqetësime atyre. "Në një familje që nuk është tipike demostrative mes tyre, fëmijët mund të rriten në të njëjtën mënyrë e të ndjekin të njëjtin model me fëmijët e tyre.
Degs vëren gjithashtu se të rriturrit e fëmijëve pa prekjen fizike, mund të ketë efekte të kundërta. "Disa fëmijë rriten me etjen për tu përqafuar, dhe më pas bëhen "përqafues social", të cilët nuk mund të përshëndesin një shok pa një përqafim ose prekje që zgjat.
Pavarësisht se jemi rritur, faktortë ndikues mund të lënë efekte psikologjike që zgjasin përgjithmonë.
Darsia Narves, profesoreshë psikologjie në Universitetin Notre Dam, thotë se ekzistojnë dy mënyra ku mosprekja ndikon në një trup që rritet: Mund të çojë në moszhvillimin e plotë të nervave, e nervave që shkojnë nga shtylla kurrizore në abdomen, për të cilat studimet tregojnë se reduktojnë aftësinë e njerëzve për të qenë intimë apo pasionantë, dhe mund të çojë në një sistem të pazhvilluar të oksitoksinës, gjendrat që çlirojnë hormonin e oksitoksinës i ndihmojnë njerëzit që të formojnë lidhje.
Përfitimet shkencore nga të përqafuarit
Përqafimi ndikon në reduktimin e mundësive për tu sëmurur. Në një studim të vitit 2015, studiues të universitetit Carnegie Mellon studiuan efektet që përqafimi dhe të tjera forma të afeksionet mund të ndihmojnë në sistemin imunitarë. Specifikisht, studiuesit donin të dinin nëse njerëzit që u ndjenë të dashuruar, ishin më pak të prekshëm nga gripi. Dhe praktikisht rezultatet treguan se sistemi tyre imunitarë u përmirësua me 32%.
"Ata që merrnin më shumë përqafime, ishin më të mbrojtur nga infeksionet," konkludojë studimi./Oculus News