Njerëzit që ushqehen rregullisht me ushqime organike janë më pak të prirur të preken nga kanceri, se sa njerëzit e tjerë, tregojnë rezultatet e një studimi të fundit të bërë në Francë.
Një ekip studimorë mori në analizë rreth 70,000 të rritur vullnetarë nga Franca që dhanë informacione mbi frekuencën e konsumit të ushqimeve organike, pijeve dhe suplementeve dietike. Pjesëmarrësve u ishte dhënë një shkallë apo nivel matjeje ku duhej tu përgjigjnin, mbi atë se sa shpesh konsumojnë ushqime organike, duke filluar nga "shumicën e kohës" e tek "nuk e di".Gjatë takimeve, njëri në vitin 2009 dhe tjetri në vitin 2016, shkencëtarët gjurmuan diagnozat e kancerit, ku shumica ishin kanceret e gjirit. Kancere të tjera përfshinin atë të prostatës, të lëkurës, kolorektal etj.
Njerëtit që raportuan se kishin konsumuar sasira të larta të ushqimeve organike, ishin më pak të prirur tu diagnostikonin me kancer, se sa pjesa tjetër e grupit të marrë në studim. Për shembull, ata që konsumonin më shumë ushqime organike, ishin 25% më pak të prirur të prekeshin nga kanceri, sipas studimit.
Ky studim i publikuar të hënën në JAMA Internal Medicine, nuk do të thotë domozdoshmërisht se ushqimet organike janë arsyeja që njerëzit zhvillojnë kancer. Arsyeja e këtyre rezultateve mund të ndodhë për shkak të mënyrës së jetesës dhe faktorëve ambjental. Ky studim gjithashtu bie në kundërshti me disa të dhëna të një studimi të mëparshëm, studimi i një milion grave, të cilët e lidhnin konsumin e ushqimit organik me një rritje të lehtë të rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit.
Ky studim i publikuar në JAMA u shoqërua gjithashtu edhe me disa pyetje dhe komente komente.
Ndërsa një koment i disa ekspertëve sugjeron se studimi francez ka disa mangësi dhe dobësi, si për shembull gabimet e mundshme të përdorura tek pyetësori i matjes së konsumit të ushqimeve organike. Gjithashtu këta ekspertë theksojnë se të dhënat që bëjnë lidhjen mes ushqimeve organike dhe kancerit janë të paqarta, duke sugjeruar që njerëzit të vazhdojnë të marrin vendime mbi bazën e rekomandimeve aktuale dietike./Oculus News