Luanesha vret Luanin e madh në Kopështin Zoologjik

Luanesha vret Luanin e madh në Kopështin Zoologjik

 Një luaneshë ka vrarë partnerin e saj dhe babain e tre luanëve të vegjël në kopështin zoologjit të Indianapolis, SHBA, këtë javë. 

Në një deklaratë për mediat, stafi i këtij kopështi zoologjik tha se ka dëgjuar një "hungërimë të pazakonshme" në zonën e luanëve ditën e hënë në mëngjes, raporton gazetarja Kate Conerly për CNN.

Kur shkuan të shihnin, çfarë të shohin: Luanesha e njohur si Zhuri, në një përleshje me një luan të rritur, Njakun.
"Personeli i kopështit bëri çdo përpjekje për ti ndarë luanët, por Xhuri po e mbante prej fyti Njakun, deri sa ky i fundit nuk lëvizi më." thekson deklarata.

Të dy luanët qëndronin në një kafaz për 8vjet dhe kanë bërë tre këlyshë, theksojnë zyrtarë të kopështit zoologjik. Sipas stafit, nuk kishte grindje të mëparshme mes tyre./Oculus News
Previous Post Next Post