Yndyra e tepërt që lëkura prodhon shkaktohet si rrjedhojë e prodhimit të tepërt të një substance të caktuar yndyrore nga gjendrat dhjamore të cilat gjenden nën lëkurë.
Në fakt kjo substancë ushqen dhe mbron lëkurën dhe flokët, por është e rëndësishme pasi krijon njëfarë simbioze.Sidoqoftë, prodhimi i tepërt i saj shkakton yndyrë të tepërt të lëkurës që mund të çdoje deri në yndyrosjen e saj, duke bllokuar porte dhe si rrjedhojë shfaqen aknet.
Kjo lloj yndyre nxitet edhe nga faktorët që lidhen me stresin dhe ndryshimet hormonale.
Prodhimi i yndyrës nxitet edhe nga ndryshimet hormonale apo stresi.
Në vijim po Oculus News po ju prezanton me kura natyrale që mund të aplikohen në kushtet e shtëpisë.
Pastrimi i fytyrës
Një sërë njerëzish të prekur nga ky problem, nuk e lajnë fytyrën rregullisht.
Lëkura me yndyrë duhen larë dy herë në ditë pa e tepruar.
Duhet të përdoren sapunë ose solucione të buta me lëkurën.
Letrat Përthithëse
Këto letra ndihmojnë në përthithjen e yndyrës së tepërt dhe minimizojnë shkëlqimin e tepërt të saj.
Ato mund të përdoren gjatë gjithë ditës.
Mjalti
Mjalti lufton bakteret, një veçori që e bën aleat të njerëzve me lëkurë të yndyrshme.
Mjalti e mban lëkurën të ushqyer dhe të pastër.
Ai përthith lagështinë e tepërt dhe mund të përdoret në të gjithë lëkurën.
Sugjerohet ta lyeni fytyrën me mjaltë, mbajeni 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët.
Tërshëra
Tërshëra largon inflamacionin e lëkurës dhe përthith yndyrën e tepërt.
Atë mund ta përzieni me kos, mjaltë, banane ose mollë.
Shkartisni gjysëm filxhani me tërshërë pluhur me ujë të nxehtë.
Shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe masazhojeni fytyrën me këtë maskë për rreth 3 minuta.
Shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni.
Maskë Me Të Bardhën E Vezës Dhe Limon
E bardha e vezës dhe limoni ngushtojnë poret dhe përthithin yndyrën e tepërt.
Përzieni të bardhën e një veze me një lugë çaji me lëng të freskët limoni.
Mbajeni maskën në fytyrë deri sat ë thahet dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.
Bajamet
Përzieni 3 lugë çaji me bajame pluhur me 2 lugë gjelle me mjaltë.
Aplikojeni në fytyrë me lëvizje rrethore dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Bajamet pastrojnë qelizat e vdekura dhe përthithin yndyrën e tepërt.
Aloe Vera
Vini një shtresë të trashë të xhelit të aloe verës në lëkurë dhe mbajeni deri në mëngjes.
Bëni kujdes pasi aloe vera ka mundësi të shkaktojë alergji tek lëkurat e mbindjeshme, kështu që bëni një test më parë duke vendosur pak xhel në parakrah.
Domatet
Domatet kanë acid salicilik që përthith yndyrën e tepërt dhe zhbllokon poret.
Përzieni një lugë çaji me sheqer me tulin e një domateje.
Aplikojeni në lëkurë nëpërmjet lëvizjeve rrethore.
Maskën mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Suksesi i kurave shtëpiake është jo vetëm në varësi të gjendjes së lëkurës por edhe cilësisë së asortimenteve të përdorura./Oculus News
Tags
lëkura