Miliona njerëz në mbarë botën e festojnë ditën e lindjes së Krishtit në datë 25 dhjetor. Por një sërë studiuesish sugjerojnë se Krishti nuk ka lindur në këtë ditë, madje mendojnë se nuk ka lindur as edhe në datë 1 janar të vitit të parë të erës sonë. Ekzistojnë shumë arsye se përse Kishta Katolike Romake ka vendosur 25 dhjetorin si ditën e lindjes së Krishtit. Besohet se kjo datë përkon me solstikun e dimrit dhe saturnalinë, festivalin që i dedikohet saturnit romak hyjnorë. Kjo ditë është zgjedhur për të festuar ditën e lindjes së Krishtit në mënyrë që Kisha të jetë në gjendje të kooptojë festën e famshme pagane përgjatë festimeve të dimrit të festave të feve të tjera. Në fakt asnjëri nuk e di me saktësi se kur ka lindur Jezu Krishti.
Po të bazohemi pjesërisht nga historia biblike e Herodit të Madh, studiuesit sugjerojnë se Krishti ka lindur mes viteve 4 deri dhe 6 para erës sonë. Rënja e Herodit ndodhi vitin e katërt para erës sonë. Përpara vdekjes së tij, sunduesi i Judeas urdhërojë vrasjen e çdo foshnje-mashkull nën dy vjeç që jetonte në afërsi të Betlehemit, në mënyrë që të vriste Krishtin. Por historianët nuk janë dakord me këtë kontekst. Nuk bien kadord me këtë vit të rënjes së Herodit.Disa studieus janë përpjekur ta korrigjojnë ditën e lindjes së Kristit me Yllin e Betlehemit që lidh lindjen e Krishtit me ndodhitë astronomike. Ekziston një debat mbi datën e lindjes së Krishtit. Dajv Reneke, astronom, thotë se lindja e Jezu Krishtit ka ndodhur në stinën e verës. Reneke thekson se Ylli i Betlehemit mund të ketë ndodhur për shkak të afrimit shumë pranë të Venusit me Jupiterin për të formuar një dritë që shkëlqen në qiell. ai e prezanton këtë gjë përmes simulimit të modeleve kompjuterike duke demonstruar se si kjo ngjarje ka ndodhur në 17 janar në vitin e dytë para erës sonë. Disa studiues të tjerë pretendojnë se Jezusi ishte një fëmijë i lindur në stinën e vjeshtës, pasi gjetën një afrim të ngjashëm të planeteve të ndodhur në tetor të vitit 7 para erës sonë. Ndërsa disa teologë sugjerojnë se Jezusi ka lindur në pranverë, bazuar në disa përralla, ku çobani po qethte tufën e tij të dhenve në fushë natën kur lindi Jezusi. Është diçka që ata e bënin në pranverë dhe jo në dimër./Oculus News