Njerëzit që bëjnë pak joga apo edhe disa ushtrime në ditë, ka të ngjarë të kenë kujtesë më të fortë. Studiuesit e universitetit Tsukuba, Japoni, gjetën se edhe një ushtrim i lehtë mund të rrisë lidhjet mes pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për kujtesën.
Në një studim ku morën pjesë 36 të rritur, studiuesit zbuluan se vetëm 10 minuta ushtrime të thjehta aerobike në ditë, mund të gjenerojnë një sërë dobishë konjitive. Duke përdorur rezonancën magnetike, studiuesit ekzaminuan trurin e subjekteve vetëm disa minuta pasi kishin bërë ushtrime fizike, dhe evidentuan lidhje më të mira mes pjesëve të trurit - mes 'hippocampal dentate gyrus' dhe zonave 'cortical'.Rezultatet e tyre u publikuan sot në revistën shtetërore japoneze "Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave".
"Hippocampal' ishte kritike për krijimin e kujtimeve të reja; është një nga pjesët e turrit që përkeqësohet ndërsa plakemi dhe akoma më keq tek njerëzit me alzajmer." tha profesor Mikal Jasa, drejtor i Qendrës për Neurologjinë e të Mësuarit dhe Kujtesës.
"Është e qartë se ekziston një arsye madhore për të kuptuar rëndësinë e ushtrimeve ndërsa mosha kalon..." tha më tej Jasa./Oculus News