Studiuesit kanades analizuan të dhëna nga mijëra nëna që ushqenin fëmijët e tyre me gji dhe gjjetën se foshnjet e ushqyera me qumësht gjiri, ishin më pak të prirura të preken nga obeziteti në vitet e para të jetës.
Studimi i publikuar në revistën "Pediatricas", thekson ndër të tjera që edhe mënyra e të ushqyerit është e rëndësishme, pasi të ushqyerit direkt nga gjiri i nënës, është më dobiprurës se sa të ushqyerit nga shishja."Të ushqyerit me qumësht gjiri përmes një shisheje, duket se kjo mënyrë është më pak e efetshme tek pesha e foshnjeve, në krahasim nga të ushqyerit direkt nga gjiri." thotë Dr. Meghan Azad, studiues në universtitetin Manitoba, në Kanada.
"Megjithëse, sido që të jetë, qumështi i gjirit, në të gjitha rastet, është më i mirë se llojet e tjera të qumështit."/Oculus News