Nga Leonid Bershidsky për Bloomberg |
Rusia e ka humbur gjerësisht luftën e saj për influencë në Ballkan: nëntë nga 12 vende (përfshirë edhe Kosovën, e cila nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara) janë pjesë e Organizatës së Traktatit të Atllantikut Veriorë, dhe të gjithë vendet e Ballkanit janë, ose anëtare të BE-së, ose aspirojnë të bëhen pjesë e saj.
Dhe sërish Kremlini nuk do të dorëzohet, duket se po sponsorizon një luftë jo edhe aq të fshehtë kundër një marrëveshjeje mes Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, e cila përbën edhe pengesën e fundit të rajonit për tu integruar në Europë.
Marrëveshja e arritur muajin e fundit mes Kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe homologut të ti maqedonas Zoran Zaev, i jep fund një mosmarrveshjeje të gjatë, që e pengon Maqedoninë të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Bazuar në këtë kompromis, vendi do ndryshojë zyrtarisht emrin, duke u quajtur Maqedonia e Veriut. Banorët dhe gjuha e Maqedonisë do vazhdojnë të përshkruhen me mbiemrat "Maqedonas" dhe "Maqedonisht". Veriu i Greqisë do quhet sërish "Maqedoni".Kundërshtitë e forta në të dy shtetet janë inkurajuar nga Ruria. Greqia tha javën që kalojë se do dëbonte dy diplomat rus dhe do të ndalonte dy të tjerë nga përpjekjet e tyre për të korruptuar zyrtarët. Rusët janë përpjekur të influencojnë marrëveshjen në maqedoni duke nxitur klerikët dhe tifozët dhe grupet nacionaliste në veri të Greqisë, ku gjendet një komunitet i vogël por ndikues i rusishtfolësve.
Një ndër anëtarët më të njohur i këtij komuniteti është miljarderi Ivan Savvidi (i njohur ndryshe edhe si Savvidis), për të cilin thuhet se ka paguar të paktën 300 000 euro kundërshtarët maqedon të kësaj marrëveshjeje, përfshirë tifozët nacionalistë të skuadrës maqedonase të futbollit, Vardar. Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, një rrjet botërorë gazetarësh dhe organizatash, ka parë dokumente të pagesave dhe kanë konfirmuar vërtetësinë e tyre me anë të disa të paguarve. Për këtë çështje tashmë ka nisur një hetim në Maqedoni.
Rusia ka mbështetur parti miqësore dhe grupime të veçanta në mbarë Europën, por shumica e këtij aktiviteti (veç disa figurave të mëdha, si huadhënja ruse për partinë e drejtuar nga nacionalistja franceze Marine Le Pen) nuk është kapur nga radarët. Për më tepër, dëbimet e diplomatëve dhe hetimet e miljarderëve si rasti i Savvidit janë të rralla. Sidoqoftë, atmosfera e tensionuar dhe pretendimet madhore të marrveshjes në Greqi dhe Maqedoni, së cilës i është vënë veto dy herë nga presidenti i Maqedonisë George Ivanov dhe do 'hidhet' për referendum në shtator, i ka bërë zyrtarët që përpiqen të ndërhyjnë më të dukshëm.
Roli i milionerëve demonstron se si një aktor jo shtetërorë mund të marrë anën e qeverisë ruse.
Savvidi, i cili është një shtetas etnik grek, ka qenë deputet në parlamentin rus në partinë pro-Kremlinit, Rusia e Bashkuar, por dështoi të votohej sërish në vitin 2011. Vitin tjetër ai bleu skuadrën e futbollit PAOK në Selanik dhe u zhvendos në Greqi. Në fillim të vitit 2018, shiti biznesin e tij rus të duhanit, Donskoy Tabak, për 1.6 miliard dollarë. Si shumë rusë të tjerë, duket se është përpjekur që ta distancojë veten nga burimi origjinal i pasurisë që ka vënë, edhe pse nuk ka hequr dorë nga zakonet që i përvetësojë gjatë ngritjes së tij në qytetin e fortë rus, Rostov. Në mars, ai vrapojë në fushë duke mbajtur dorën tek këllëfi i pistoletës për të kërcënuar arbitrin në një ndeshje të PAOK.
Raportet e Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit tregojnë se Savvidi ka një sërë lidhjesh me rusinë dhe qëllimet e saj politike. As që bëhet fjalë që të lëvizë asetet nga Rusia, kjo gjë nuk bëhet "falas" në sistemin e Vladimir Putinit, i cili i mban peng kompanitë e mëdha me qëllim për t'i përdorur në dobi të politikave të qeverisë së tij.
Rusia i mohon ndërhyrjet në Maqedoni, pavarësisht qëndrimeve të saj se anëtarësimi në NATO nuk është në interes të shteteve të Ballkanit. Enigmë mbetet fakti se përse Rusia vazhdon të sponsorizojë një betejë të humbur për influencë. "Lidhjet me Rusinë janë dobësuar, janë më pragmatiste dhe shpesh më të lëkundura se sa shumë analistë mendojnë," shkruan Besir Ceka së fundi në një gazetë pro-Perëndimore të Maqedonisë.
Nuk ka ndonjë mënyrë që Rusia të pengojë anëtarësimin në BE të republikave të ish-Jugosllavisë. Mes tyre, vetëm Serbia ka të ngjarë të mos anëtarësohet në NATO. Por Rusia po shpenzon para dhe po minon marrëdhënje me shtete europiane që janë relativisht mike të saj, si për shembull me Greqinë.
Dimitar Bechev, ekspert rajonal, sugjeron një shpjegim të mundshëm në librin e tij "Fuqia Rivale: Rusia në Juglindje të Europës. Rusia nuk ka një strategji në Ballkan por po luan një lojë oportunistike, duke u përpjekur të çekujlibrojë kundërshtarët e saj perëndimorë, qoftë përmes korruptimit të qeverive ose përmes segmenteve të popullsisë, thekson Bechev në librin e tij.
Kjo i ngjan lojës së Rusisë në SHBA dhe vendet e BE-së. Telashe për hir të telasheve, është diçka e dobishme për Putinin, edhe nëse nuk mund të shpresojë për një fitore domethënëse. Kjo është diçka që kundërshtarët duhet ta "mbajnë vath në vesh": Shkaktimi i ndasive të brendshme në shtetet e Europës, është qëllim në vetvete për Kremlinin./Oculus News
Tags
Opinion