Përveçse janë të
pastër, shumë të kërkuara dhe ekstremisht të fortë, diamantet tregojnë histori
unike në lidhje me gjeologjinë. Ndryshe
nga idetë e mëparshme që thonë se diamantet janë formuar nga një transformim
magjik i qymyrgurit, diamantet formohen në thellësi të tokës dhe dalin në
sipërfaqe nga shpërthimet e befasishme vullkanike.
Grimcat në
diamant që argjendarët mund t’i quajnë “papastërti”, një gjeolog i quan “copëza
integrale”. Këto copëza na tregojnë se nga vjen një diamant i caktuar. Në një
studim të ri të diamanteve blu të rrallë, ekipi i udhëhequr nga Evan Smith i
Institutit Gemologjik të SHBA-ve sbuloi se këto diamante formohen në thellësi
të mëdha detare dhe kanë marrë ngjyrën blu nga elementi i borit në kohët e oqeaneve antike.
Vetë 0.02 e
diamanteve të tokës janë blu, duke i bërë ato ndër diamantet më të rrallë në
planet. Çudia në këtë mes është se bori, që i ka bërë blu këto diamante është tmerrësisht i rrallë në thellësi të tokës,
ndërsa gjendet gjerësisht në koren e tokës.
Për të përcaktuar
se ku është formuar një diamant blu, duhen analizuar grimcat që e shoqërojnë atë me anë të rrezeve X dhe
lazerëve me energji të ulët.
Rezultet treguan
se këto diamante nuk përmbajnë atë përbërje të njëjtë mineralesh që përmbajnë
diamantet që janë formuar mbi koren e tokës. Sa më i thellë të jetë burimi i
diamanteve, aq më e vështirë është për të zbuluar procesin dhe se çfarë ndodh
aty ku formohet. Kjo për shkak se mineralet që gjenden në brendësi të tokës
destabilizohen ndërsa dalin në sipërfaqe.
Njëjtë, ashtu siç
mund të imagjinoni se si një gotë vaj, një lugë uthull dhe një vezë, dikur kanë
qenë majonezë, në të njëjtën mënyrë mund të rindërtojmë gjenden fillestare të
diamantit. Duke përdorur këtë princip të thjeshtë, mineralet në këto diamante
ngjyrë blu të çojnë në origjinë, në mantelin e poshtëm të tokës, mjaftueshëm
thellë që të formohen diamantet. Një
sërë analizash e mbështesin këtë konkluzion.
Në një kohë që diamanti në ngjitje të sipërfaqes i ulet gradualisht presioni,
grimcat e kanë të vështirë që të shkëputen nga struktura e tij, duke shkaktuar
thyerje të vogla që shpesh duken edhe si “gaz” shpërthyes i copëzave të vogla
të grimcave.
Në fakt, copëzat
e mineraleve nuk çlirohen asnjëherë nga presioni në kushte të sipërfaqes së tokës;
“presioni i mbetur” mund të matet me
instrumente me lazer. Kjo tregon gjithashtu se këto diamante mund të kenë ardhur
nga thellësia e mantelit të tokës.
Gjithashtu, këto
grimca mbështillen me një shtresë mikroskopike metani – kjo vjen si pasojë e
çlirimit të hidrogjenit ndërsa minerali humb presionin, i cili më tej reagon
ndaj karbonit të diamantit.
Pasur parasyshë
thellësinë e madhe ku këto diamante formohen, bëhet edhe më interesant fakti që
diamantet blu duket sikur ngjyrosen nga një element i sipërfaqes së kores së
tokës. Skanimet “CT” të tokës në brendësi tregojnë se pllakat tektonike zhyten
në thellësi të mantelit të tokës, duke ricikluar shkëmbinjtë e zhytura. Të
dhënat kimike të këtik procesi janë tepër
të rralla, sepse shumica e elementeve të njohur të vijnë nga korja e tokës janë
të prirura që të “gatuhen” gjatë zhytjes së pllakës tekntonike, përpara se kjo
të shkojë shumë thellë.