Në dekadën e fundit incidenca e kancerit të lëkurës u rrit me 77% - dëmtimet nga djegja prej diellit është pjesë e rëndësishme e këtij problemi kritik. Çfarë i ndodh lëkurës kur digjemi nga dielli?
Pra, keni bërë një gabim, jeni "skuqur" si spec? "Një djegje nga dielli, do të thotë një lëndim i lëkurës," thotë Elizabeta Hale, zëvendës-presidente e Fondacionit të Kancerit të Lëkurës në SHBA. Një djegje e ashpër e lëkurës, rrit me dy herë rrezikun e zhvillimit të melanomës (sëmundje që shkakton njolla të bardha në ngjyrën e lëkurës) më vonë. Ja se çfarë i shkakton trupit një djegje:Qelizat e dëmtuara në sipërfaqen e lëkurës i dërgojnë trupit sinjale për ndihmë, në këtë mënyrë vepron sistemi imunitarë duke u përpjekur për të riparuar ADN-në, thotë Meneth Mark, dermatolog i specializuar në kancerin e lëkurës me bazë në Manhatan. Reagimi i sistemit imunitarë tërheq qelizat e pezmatuara, dhe këto pezmatime do ta bëjnë shumë shpejt lëkurën e kuqe dhe të dhimbshme.
Përgjatë kohës qelizat e lëkurës marrin më shumë melanin (pigmenti i lëkurës) si një mënyrë për t'u mbrojtur. Ky ndryshim gradual i lëkurës, nga rozë në të kuq, do të thotë se nuk do ta shihni të gjithë pjesën e djegur deri pas 6 apo 24 orësh, thotë Mishel Farber, dermatologe me bazë në Nju Jork.
Enët e gjakut zmadhohen në përpjekje për të sjellë gjak të shëndetshëm dhe të oksigjenuar në zonën e djegur, gjë që do shkaktojë skuqjen dhe ngrohtësinë. Në aspektin qelizorë, do ketë fryrje mes qelizave individuale. Kjo mund të ndodhë gjithashtu në sipërfaqe të lëkurës, që njihet ndryshe si flluskë.
Mbrojtja më e mirë është sulmi i fortë, duke aplikuar krem apo vaj mbrojtës nga dielli për çdo dy orë. Nëse jeni djegur rëndë, mund të shamngni pezmatimin duke marrë ibubrofen dhe të aplikoni një qetësues lëkure që të ketë përbërje të "aloe verës". Kompresat e ftohta mundet gjithashtu t'ju qetësojnë.
Kur lëkura është e djegur, shtresa mbrojtëse e trupit është dëmtuar dhe nuk mban sasinë e duhur të lagështirës. Ndërsa trupi humb lëngje, mund të ndodhë dehidratimi. Kështu që pini sa më shumë lëngje kur ndodheni në një situatë të ngjashme.
Siç e theksuam më lart, një djegje e rëndë nga dielli mund të shkaktojë tumorin e lëkurës-melanomë. Një ndër arsyet është se djegja nxit mutacione në disa gjene që ndrydhin tumorin. Çfarë do të thotë kjo? Po privoni paralajmërimet e brendshme të trupit, të cilat nxisin përhapjen e tumoreve.
Njerëzit që shpenzojnë një pjesë të mirë të jetës jashtë dhe larg vendbanimeve, janë më të prirur të zhvillojnë kancer në lëkurë. Sidomos lëkurat e "virgjëra" dhe naive janë më të prirura të preken nga kanceri./Oculus News
Tags
shendet