Nëse keni parë ndonjëherë qiellin e një nate të padepërtueshme dhe keni pyetur veten, "jemi të vetëm?"
Jo, nuk jemi vetëm.Rreth 70 vjet më parë, shkencëtari Enriko Fermi pa qiellin dhe bëri një pyetje të ngjashme: "Ku kanë të tjerët?"
Ekzistojnë biliona yje vetëm në rrugën e qumështit të galaktikës, sipas përllogaritjeve të Fermit, dhe shumë prej tyre janë miljarda vjet më të vjetër se sa dielli ynë. Edhe nëse është vërtetuar se disa planete të këtyre yjeve janë të banueshëm dhe përshtatshëm për zhvillimin e jetës (shkencëtarët mendojnë se të paktën 60 milion planete jashtë orbitës së sistemit tokësorë janë të banueshëm), kjo do të thotë miljarda botë të tjera të mundshme ku civilizimet e avancuara mund të kenë lulëzuar, rritur dhe praktikisht të kenë nisur për të eksploruar yjet.
Po përse toka nuk ka dëgjuar qoftë edhe një pipëtimë nga këto botë? Ku janë të tjerët? Kjo pyetje sot njihet si "paradoksi i Fermit". Shkencëtarët kanë lundruar në një sërë pyetjesh të mundshme përgjatë viteve, duke filluar që nga "Alienët janë të gjithë të fshehur nën ujë," dhe "Të gjithë kanë vdekur." Ndërsa në ditët e sotme mendohet se alienët jemi ne, se ne e kemi sjellë kometën në tokë.
Në këto kohë, Aleksandër Berezin, një shkencëtarë teoricient në Universitetin e Elektronikëts dhe Teknologjisë në Rusi, propozon një përjgigje të re ndaj "paradoksit të Fermit" - por nuk mendon se do të na pëlqejë. Sepse, nëse hipoteza e Berezinit është e saktë, do të thotë një e ardhme për njerëzimin, e cila është shumë "më e keqe se sa zhdukja."
Berezin shtjellojë tezën e tij në 27 mars, se "jetët që kanë zhvilluar aftësitë për të bërë udhëtime ndëryjore, do i zhdukin me patjetër konkurrentët e tyre, për të nxitur përhapjen e vetvetes.
Me fjalë të tjera, Berezini e quan këtë si përgjigjen e "paradoksit Ferm". Për ta kuptuar, duhet si fillim të kuptojmë se çfarë e bën "inteligjente jetën", shkruan Berezin.
Për fillestarët, nuk ka rëndësi se si dukej jeta e alienëve; mund të ketë qenë një organizëm biologjik i ngjashëm me njerëzit, qenie ekstremisht inteligjente apo ndonjë lloje mendje në përmasat e një planeti, thotë ai.
Por nuk ka rëndësi se si sillet kjo jetë, thotë Berezin. Që të konsiderohet e përshtatshme për paradoksin e Fermit, duhet të jetë e aftë për t'u rritur, riprodhuar dhe në një farë mënyre të jetë e shikueshme nga njerëzit. Kjo do të thotë se se alienët tonë teorik duhet të jenë në gjendje të bëjnë udhëtime ndëryjore, apo të paktën të tranmetojnë mesazhe nga një tjetër yll.
Që një civilizim të arrijë pikën ku mund të komunikojë efektivisht me sistemet e tjera diellore, duhet të ketë përshkuar një rrugë të pakufizuar rritjeje dhe ekspansioni. Për të ecur në këtë rrugë, duhet ecur gjithnjë e më pak në forma jete më të pakta.
""Nuk po them se civilizimet e mëdha mund të kenë zhdukur me ndërgjegje format e jetës." shkruan Berezini. "Më e thjeshta, ata thjeshtë nuk do ta vërenin, në të njëjtën mënyr se si një brigatë ndërtuesisht mund të prishnin një fole milingonash për të ndërtuar një ndërtesë, sepse u mungon nxitja për ta mbrojtur atë.
Për shembull, uria e një batakçiu për t'u rritur mund të çonte në popullimin e të tërë planetit me klona si puna vetë atij, "duke e kthyer edhe sistemin diellorë në një superkompjuter," shkruan Berezin. Të kërkosh për një motiv në sipërmarrjet armiqësore të batakçiut, është e padobishme. E rëndësishme është të dimë se ai mund ta bërë një gjë të tillë," thotë më tej Berezin.
Një fat më i keq se zhdukja
Lajmi i keq për njerëzimin nuk është se mund të përballemi me një rracë tejet inteligjente. Lajmi i keq, ëhtë se kjo rracë, mund të jemi ne. "Jemi të parët që erdhëm në stadin ndërqiellorë, dhe do jemi të fundit që do ikim," shkruan Berezin. Duke pasur parasyshë aftësitë e mëdha të species sonë për përhapje, gjithsesi, është e vëstirë që kjo forcë të mblidhet.
Pavarësisht sa u shkrua, kjo është thjeshtë teori, pasi kjo kumtesë e Berezin duhet të shqyrtohet nga kolegët e tij shkencëtarë.
"Shpresoj ta kem gabim, sigurisht. E vetmja mënyrë për ta zbuluar është të vazhdojmë të eksplorojmë universin dhe kërkojmë për jetë alienësh. /Oculus News
Tags
UFO